DokuFest ka shpallur sot programin e filmave për edicionin jubilar të 15-të, i cili do të mbahet nga data 05 – 13 gusht në Prizren, Kosovë.
Të zgjedhura nga një numër rekord i aplikimeve, festivali do të prezantoj 238 filma nga 57 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale.
Kategoritë garuese të festivalit janë në qendër të programit dhe përzgjedhja e këtij viti përfshinë një numër të jashtëzakonshëm të filmave dokumentar, të filmave të shkurtë dhe eksperimental, të cilët janë nisë në qytetin sharmant të Prizrenit dhe kinemave të tij të njohura.
Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, konteksti social lokal dhe global si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime me filmëbërës dhe ekspertë të ftuar ndërkombëtar dhe lokal, punëtori dhe konferencë të teknologjisë. Një përzgjedhje e filmave që fokusohet në çështjen e Korrupsionit si dhe dy fenomeneve që shkojnë bashkë me të, Fuqisë dhe Rrenave, është kuruar posaçërisht për të përkuar me temën.
Duke vazhduar bashkëpunimin e tij me DokuFest, regjisori Daniel Mulloy ka krijuar edhe një kampanjë vizuale goditëse që përputhet me temën e këtij viti.
View From The World, programi jo-garues i festivalit prap do të sjellë disa nga filmat më të rëndësishëm të këtij viti në Prizren, përfshirë fituesit e Sundance, Berlinale dhe SXSW ndërkohë eksplorimi i vazhdueshëm i Pamela Cohn i dokumentarëve për muzikë në Substancat Magjike: Muzika në Film premton një shiqim emocionues dhe eksperiencë të dëgjimit kujtdo që i dorëzohet.
Festivali do ti bëjë homazh mjeshtrit të madh të kinemasë iraniane dhe të botës Abbas Kiarostami, i cili vdiq më 22 korrik të këtij viti, me shfaqjen e filmit të tij ikonik Taste of Cherry. Festivali poashtu do ti bëjë homazh Chantal Akerman, një tjetër mjeshtër të kinemasë e cila dhimbshëm vdiq vjet, me shfaqjen e filmit të saj të fundit No Home Movie si dhe shfaqjen e versionit të restauruar të kryeveprës Jeanne Dielman, 23 Commerce Quay, 1080 Brussels. Një intervistë me Akerman, e xhiruar disa muaj para vdekjes së saj nga artisti nga Bosnja Ibro Hasanovic dhe me rastin e vizitës së Akerman në Kosovë, poashtu do të shfaqet.
Filmat e shkurtë të nominuar për Oscar, filma për internet, për sulme masive me armë në SHBA, për një shkëmb të vetëvrasjeve në Japoni si dhe gjendjen e refugjatëve të cilët përpiqen të arrijnë Evropën janë të gjitha pjesë e programit të edicionit jubilar të këtij viti. Plus shumë më tepër që mezi presim të ndajmë me publikun tonë!
“DokuFest po feston edicionin e tij të 15-të me një program eklektik të filmave. Ne shpresojmë që ata do të ju mahnitin, emocionojnë dhe befasojnë aq sa edhe neve”, tha Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest. “Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të prezantojmë veprat e cilësisë më të lartë nga filmëbërës të ri dhe mjeshtërit e kinemasë në këtë përvjetor“.
PROGRAMET GARUESE:
GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANI
GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTAR
GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT
GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT
PROGRAMET SPECIALE:
MAGICAL SUBSTANCES: MUSIC ON FILM
NORTH SOUTH DOCUMENTARY NETWORK @ DOKUFEST
CREATIVE DOCUMENTARY FILM SCHOOL: ACTIVE
IN SEARCH OF THE OTTOMAN EMPIRE: EYE FILM INSTITUTE SELECTION
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Dalin imazhet e para të serisë së shumëpritur Lucky, Anya Taylor Joy luan rolin kryesor

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen në eventin bamirës në Emiratet e Bashkuara Arabe me kreacion të stilistit shqiptar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?