Me rastin e Pavarësisë së Kosovës, DokuFest ka kuruar një program special me tre filma të shquar për të shënuar këtë ditë të rëndësishme.
Filmat ngritin temën e identitetit dhe shtrojnë pyetje rreth sovranitetit e përkatësisë. Të tre filmat do t’i ofrohen publikut falas, të enjten me 17 shkurt 2022, në platformën ‘livestream’ në dokufest.com në ora 16:00 dhe 22:00.
Ky program është shumë i veçantë për ne, pasi që për herë të parë jemi duke e testuar opsionin e transmetimit ‘live’ të filmave në faqen tonë, e për më shumë jemi të lumtur që këtë e fillojmë në këtë ditë madhështore, për të shënuar ditën e Pavarësisë me tre filma mahnitës që sjellin rrëfime nga periudha të ndryshme kohore, e që lidhen me historinë e shtet formimit të Kosovës.
Transmetimi do të nis me filmin e parë “I kujt është flamuri” nga Baris Karamuço i cili trajton çështjen e identitetit kombëtar për kosovarët, të cilët kanë opinione të ndryshme për flamurin e tyre me ngjyrë të kaltër, bardhë dhe e artë.
Filmi tregon në mënyrë brilante çështjen duke përdorur sekuenca të një çerdheje, ku edukatorja ua mëson flamurin fëmijëve. Programi do të vazhdojë me filmin “Sans Le Kosovo” nga Dea Gjinovci, me një portretizim në jetën e Asllan Gjinovcit, i cili pas përfshirjes në protestat studentore që kërkonin autonominë e Kosovës në Jugosllavi, detyrohet të largohet nga vendi për tu vendosur përfundimisht në Zvicër.
Duke kërkuar të eksplorojë ndikimin e këtij mërgimi në jetën e tij dhe në të njëjtën kohë edhe në të sajën, regjisorja dhe babai i saj marrin rrugën për të ripërshkruar mërgimin e tij si një refugjat 19-vjeçar nga Kosova në vitin 1968.
Programi i Pavarësisë do të mbyll transmetimin me filmin “The Agreement” nga Karen Stokkendal Poulsen. Historia botërore është duke u bërë kur kryenegociatori i BE-së Robert Cooper duhet të zgjidhë një marrëveshje për bashkëjetesë të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dokumentari danez e sjell audiencën drejt e në thelbin e këtyre negociatave intensive. Bastet janë të larta, por pavarësisht seriozitetit të negociatave, ato rezultojnë të jenë çuditërisht qesharake dhe të realizuara me stil e sharm nga tre personazhet në tavolinë. Është konflikti i fundit territorial i Evropës dhe vendimtar që BE-ja të provojë aftësinë për të bërë paqe në oborrin e saj. Sa larg janë të gatshëm të shkojnë secila palë.
DokuFest ka falënderuar regjisoret Dea Gjinovci dhe Karen Stokkendal Poulsen, si dhe producenten Vibeke Vogel nga Bullitt Film q% mundësuan transmetimin e tyre në programin e Pavarësisë.
DokuFest do të vazhdojë edhe më tej me programe që do të kurohen për audiencat që e vizitojnë kinemanë si dhe me programe që do të jenë në dispozicion edhe për audiencat jashtë Prizrenit, përmes programeve online.
Projekti Fabrika Digjitale e Filmit, i mbështetur përmes pakos për ringjallje ekonomike nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kontribuon edhe më tej në fuqizimin e programit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike përmes Kulturës dhe Artit” që mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë.
Të drejtat e filmave të tjerë janë siguruar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasadës Suedeze, National Endowment for Democracy dhe përmes bashkëpunimit me organizatën daneze ‘Why Foundation’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Dalin imazhet e para të serisë së shumëpritur Lucky, Anya Taylor Joy luan rolin kryesor

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen në eventin bamirës në Emiratet e Bashkuara Arabe me kreacion të stilistit shqiptar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?