Në Prishtinë sot është prezantuar Biblioteka e re Digjitale për mësimdhënësit, projekt ky i DokuFest-it në bashkëpunim me MASHT-in e cila është në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Republikës së Kosovës.
Ky projekt synon që mësimdhënësit të regjistrohen në këtë bibliotekë në të cilën gjenden filma dokumentar dhe që do t’iu ndihmojë atyre për të zhvilluar punën e mësimdhënies, transmeton Telegrafi.
Drejtoresha ekzekutive e DokuFest-it, Linda Lluga-Gashi ka thënë se kjo platformë përmban më shumë se 200 filma dhe se deri më tani janë regjistruar mbi 300 mësimdhënës.
“Platforma përmban 200 filma dhe rreth 130 fleta të punës si materiale didaktike, të gjitha të harmonizuara me kornizën kurrikulare të Republikës së Kosovës. Duke u regjistruar, mësuesit fitojnë qasje të pakufizuar në këto burime, të cilat ofrohen pa pagesë. Më shumë se 300 mësimdhënës janë regjistruar në platformë”, u shpreh ajo.

Në lansimin e Biblotekës Digjitale, pjesëmarrëse ishte edhe Bora Shpuza, shefe e kabinetit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
Shpuza tha se memorandumi mes MASHTI-t dhe DokuFest-it është dëshmi e mbështetjes së pandalshme për organizimin e sistemit arsimor.

“Biblioteka digjitale që lansohet sot, e vazhdon këtë mision fisnik, por tani me forma moderne dhe qasje në rrjet. Kjo platformë do të ofroj mjete audiovizive të cilat mësimdhënësit tanë do t’i përdorin për ta bërë mësimin më tërheqës dhe më efektiv për të gjithë nxënësit. Një nga konceptet themelore të përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies që është objekt primar i qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit është shfrytëzimi i teknologjisë së avancuar”, tha ajo.
Ndërsa, menaxherja e programit në Ambasadën e Suedisë në Kosovë, Valentina Qarri, lansimin e Biblotekës Digjitale e quajti vetëm fillim për Kosovën, pasi që sipas saj priten edhe inovacione të reja.
“Së bashku shpresoj që mund të bëjmë një ndikim të qëndrueshëm me një qasje më inovative për të gjithë. Besoj që vetëm edhe një fillim i udhëtimit të mirë që të vazhdojmë me inovacione të tjera”, u shpreh Qarri.

Ndërsa, Michael Davenport, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ka thënë së kanë mbajtur edhe punëtori të ndryshme duke përfshi 1500 nxënës deri më tani.
“Besoj që këtu proceset dhe sistemet mësimore universitet janë tejet të rëndësishme që të ndihmojmë nxënësit studentët që ballafaqohen më shumë ndryshime ditë pas dite. Në partneritet me DokuFest-in kemi bërë trajnim me shumë se 100 arsimtarë…”, tha Davenport.

Ndërsa prezantimi u bë nga Eroll Bilibani, udhëheqës i DokuLAB-it, i cili edhe ka theksuar që kjo platformë fillon në shtator dhe për të gjithë mësimdhënësit e shkollave publike është pa pagesë.
“Tani e lansojmë që në shtator mund të fillohet në përdorim, është pa pagesë për mësimdhënësit, gjithmonë për mësimdhënësit do të jetë i qasshëm, për mësimdhënësit e shkollave publike. Platforma e ka opsionin e regjistrimit aprovimi, është manual për shkak te keqpërdorimeve që mundet mu bo edhe për shkak të memorandumit që kemi edhe me komunat. Përveç ,Ministrisë mund te sigurohemi që kjo bibliotekë përdoret nga mësimdhënësit”, tha ai.

Ndryshe përmes kësaj biblioteke mësimdhënësit do të kenë qasje në filma dhe materiale përcjellëse arsimore me të cilat nxënësit zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe të kuptuarit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare