Faqe të kuqe, thonjtë në formë govate apo flokë që bien: edhe sinjale të vogla të trupit tregojnë se si është shëndeti.
Diagnostika moderne nga vëzhgimi, në shkencën e mjekësisë njihet si metodë plotësuese diagnostikimi, transmeton Telegrafi.
Flokët
Mund të flasin për shumë sëmundje endokrine (çrregullime në ekuilibrat hormonal) por jo vetëm për këto. Kështu flokët mund të bien nga mungesa e hekurit, pas sëmundjeve infektive, sëmundjeve të lëkurës si qere, erizipel, ekzema por edhe pas kimioterapisë gjatë trajtimit të një sëmundje malinje.
Rritja shumë e qimeve tek gratë në zonat tipike mashkullore( mustaqe, mjekra, gjoks, në bark (vija pubo-umbilikale) mund te jetë tregues për ndryshime të ekuilibrit hormonal (hirsutizëm)
Veshët
Këtu duken se si shkon zemra dhe artikulacionet. Një e thelluar diagonale në mes të llapës së veshit, mund të tregonte një rrezik të lartë të lindur për sëmundje kardiovaskulare.
Si shenjë e qartë për sëmundje artriti vlejnë noduj të vegjël në llapën e veshit, të cilat formohen përmes kristaleve të acidit urik.
Hunda
Disave mund t’ju dallosh ndryshimet në jetë në majën e hundës. Në raste të sikletshme shpesh kapim hundën, tek alergjikët nga poleni mbetet e dukshme kryesisht një rrudhë direkt mbi hundë.
Nëse lëkura rreth e rrotull hundës dhe në mollëzat e faqeve skuqet në mënyrë të dyshimtë, mund të tregojë kjo një abuzim me alkoolin.
Nëse të dyja rrudhat duken që nga fundi i flegrave të hundës deri në cepin e gojës (rrudhat nazolabiale), ndoshta ka probleme stomaku – megjithatë ky dyshim është i diskutueshëm.
Goja
Një sistem i dobët imun apo mungesa elementesh të caktuar në organizëm, këtu lënë gjurmë të dukshme.
Cepi i gojës vazhdimisht i çarë tregon mungesë hekuri ose vitamine B 1 2(shoqëron bashkë me shenja të tjera anemitë). Edhe një infeksion myku mund të vijë në diskutim si shkaktar. Kjo formohet në përgjithësi në një sistem të dobësuar imun.
Nëse në mukozën e gojës hasen shpesh inflamacione (të ashtuquajtura afte), mund të qëndronte pas saj dyshimi për sëmundje autoimune si alergji, reumatizëm ose skleroza multiple.
Sytë
Nëse rreth e rrotull bebëzës së syrit është një rreth i bardhë, kjo tregon për vlera të larta të kolesterolit në gjak.
Edhe pika të vogla deri mesatare në ngjyrë të verdhë rreth syve mund të tregojnë vlera të larta të kolesterolit në gjak, pasi bëhet fjalë për depozitime të kolesterolit. Vijëzime të kuqe me zgjerime (enët e vogla të gjakut të plasura) në sy mund të krijohen ndër të tjera edhe nga tensioni i lartë i gjakut.
Nëse e bardha e syrit është me ngjyrë të verdhë, kjo mund të ishte tregues i një mëlçie apo tëmthi të sëmurë. Nëse në qepallat e poshtme të fëmijëve duken pala të dyfishta atëherë dyshohet për neurodermit.
Qepalla të ënjtura hasen tek alergjikët nga poleni i luleve ose në probleme të zemrës dhe të veshkave (pasojë e edemës në indin lidhor).
Kur vetullat rriten me boshllëqe dhe hollohen kryesisht në një të tretën e jashtme të vetullës, mund të fshihej pas kësaj një nënfunksion i gjëndrave tiroide ose neurodermiti .
Lëkura
Organi ynë më i madh dëshmon ndër të tjera për një gjëndër tiroide të çrregulluar.
Lëkurë e zbehtë e fytyrës – si dhe mishra të zbardhur të dhëmbëve dhe rrathë të errët të syve – dëshmojnë për mungesë hekuri ose acidi folik. Nëse lëkura në të gjithë trupin është e thatë, e çarë dhe me petëza, ndoshta është një nënfunksion i gjëndrave tiroide dhe si pasojë, një mungesë e hormonit thyroxin.
Një njollë në formë fluture me ngjyrë të kuqe në të kaf të në të dyja faqet, formohet tek shumë gra gjatë shtatzënisë ose gjatë përdorimit të pilulave kontraceptive. Kjo ngjyrosje e lëkurës është e padëmshme dhe zhduket kryesisht sërish, menjëherë sa vlerat hormonale normalizohen. Por ndonjëherë kjo tregon për Lupus, një sëmundje e lëkurës e rrallë e trashëguar.
Gjuha
Një shtresë ngjyrë gri në të bardhë tregon kryesisht se vuajmë nga inflamacion i mukozës së stomakut ose i zorrëve.
Nëse përkundrazi gjendet një shtresë vetëm e bardhë në mes të gjuhës dhe në anën e brendshme (mukozën) të faqeve, ndoshta bëhet fjalë për infeksion myku, i cili prek të gjithë traktin gastro-intestinal.
Një sipërfaqe e kuqe e lëmuar në të gjithë gjuhën (gjuhë e lakuar) tregon një mungesë vitaminash të grupit B. Funksioni dhe thithja e këtyre vitaminave varen kaq shumë nga njëra-tjetra, saqë rrallë ndeshet mungesë e vetëm një vitamine të këtij grupi.
Duart
Rreziku për sëmundje gjenetike këtu tregohet që herët.
Pëllëmbë të skuqura të duarve vlejnë si shenjë e qartë për sëmundje të mëlçisë. Ato shfaqen edhe tek duhanpirësit e mëdhenj dhe në disa raste edhe tek gratë shtatzënë, pasi aktiviteti i tyre i metabolizmit është rritur.
Nëse artikulacionet e duarve dhe të gishtave shtrihen më shumë se normalisht (nyje masive), ndoshta pas kësaj qëndron një sëmundje gjenetike e indit lidhor.
Nëse gishti i unazës është më i gjatë sesa gishti tregues, kjo flet për një rrezik të lartë për artrit (reumatizëm). Fajtor për këtë është mungesa e estrogjenit.
Thonjtë e duarve
Gropëzime në formë pike që japin pamjen e gishtëzës qepëse që mund të prekin një ose më shumë thonj mund të vihen re në Psoriazis.
Thonjtë në formë govate të thyeshëm me vija gjatësore janë tipike për aneminë nga mungesa e hekurit.
Thonjtë në pamjen e xhamit të sahatit të shoqëruar me gishtat në formën e shkopit të tamburit mund t’i gjejmë në sëmundjet e zemrës, mëlçisë, mushkërive apo sëmundjeve të traktit tretës
Kujdes. Ky artikull nuk e zëvendëson mjekun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A