Në ceremoninë e mbrëmshme të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2025, këngëtarja amerikane Doja Cat arriti të tërheqë sërish vëmendjen me një veprim të pazakontë dhe të diskutueshëm.

Këngëtarja u shfaq në tapetin e kuq me një fustan tërheqës Balmain, kaçurrela dhe një çantë të pazakontë në formë buzëkuqi, të firmosur nga marka luksoze Judith Leiber Couture.


Stilimi i saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e fotografëve dhe medias, por ajo që pasoi i habiti të gjithë të pranishmit.

Ndërsa pozonte për fotografët, Doja nxori një buzëkuq nga çanta për ta aplikuar në buzë.

Megjithatë, në vend të rregullimit të zakonshëm, ajo kafshoi një copë buzëkuq dhe e hëngri para të gjithëve, duke e lënë audiencën në shok.

Më vonë, kur një gazetar e pyeti se çfarë shije kishte buzëkuqi, ajo u përgjigj shkurt: "Ishte i shijshëm".

Gjesti i saj i pazakontë u bë shpejt viral në rrjetet sociale dhe mori reagime nga më të ndryshmet. /Telegrafi/