Doganat e Maqedonisë: Sekuestrohen 4,8 kilogramë flori gjatë hyrjes në vendkalimin kufitar Bogorodicë
Nëpunësit doganorë kanë sekuestruar 4,8 kilogramë flori me vlerë prej 20,4 milionë denarë, pas kontrollit të një autobusi në vendkalimin kufitar Bogorodicë gjatë hyrjes në vend.
Siç njoftoi Drejtoria doganore, nëpunësit doganorë në vendkallimin kufitar Bogorodicë kanë selektruar një autobus, i cili ka qarkulluar në linjën Stamboll-Gostivar, me ç’rast është kryer kontrollim i plotë.
Në pjesën e bagazheve u gjet një çantë e zezë, në të cilën u zbulua flori me peshë 4.8 kilogramë në nëntë pako të mbështjella me plasmasë. Shoferi i cili fillimisht deklaroi se nuk kishte asgjë për të raportuar pasi zbuloi arin konfirmoi se çanta ishte e tij.
“Doganierët tanë kujdesen për transportin e shpejtë të tregtisë legale, por në të njëjtën kohë mbrojnë të ardhurat e shtetit duke parandaluar kontrabandën dhe krimin. Me këtë rast është parandaluar shmangia e pagesës së tatimit në vlerë prej 5 milionë denarëve“, thuhet në njoftimin e Drejtorisë doganore.
Rasti, siç thonë nga Drejtoria doganore është ndërmarrë nga ana e inspektorëve të Departamentit për hetime pranë Sektorit për kontroll dhe ka dërguar hetime, me ç’rast kundër shoferit do të ngrihet kallëzim penal deri te Prokuroria themelore publike Gjevgjeli. Ari konform ligjit do të dorëzohet në Bankën Popullore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro