LAJMI I FUNDIT:

Doganat e Kosovës nga dita e premte hyjnë në grevë

Doganat e Kosovës nga dita e premte hyjnë në grevë

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, ka paralajmëruar për nesër greva për të mbrojtur pagat dhe statusin e zyrtarëve të doganave, të cilin e ka pasur deri më 29 janar të këtij viti, kur Komisioni për Administratë Publike ka plotësuar Projektligjin për Pagat e sektorit publik.

Nëse këto dy kërkesa nuk përmbushen nga ana e Qeverisë, sindikalistët e Doganës paralajmërojnë se qysh nesër mund të hynë në grevë të përgjithshme.

Ata kërkojmë ndryshimin e plotësimit në Ligjin për Pagat, pasi sipas tyre edhe Dogana duhet të mbrohet me ligj të veçantë si dhe të mos iu zbriten pagat.


Kryetari i kësaj sindikate, Ali Vitija, tha se kërkojnë rangim sikur Policia dhe AKI-ja, të cilat trajtohen me ligj të veçantë.

“Sot kemi paralajmëruar një grevë për dy orë por për shkak të komunikimit e kemi shtyrë për nesër deri sa të marrim një përgjigje nga ana e Qeverisë. Në jemi me 570 punëtorë, gjatë këtyre viteve kemi shumë raste. Zyrtarët doganorë janë 24 orë në detyrë zyrtare duke punuar pa pushim. Ne ë kërkojmë pagat tona mos me u prek. Koeficienti i tanishëm i prek ato duke i ulur”, tha Vitija.

Sindikata e Doganës e pakënaqur me Projektligjin për Pagat
Lexo po ashtu Sindikata e Doganës e pakënaqur me Projektligjin për Pagat

Ndërsa, Ziavere Keqmezi, anëtare e kryesisë, bëri të ditur se greva kishte e qenë e paraparë për sot, porse tha se kanë lënë hapësirë për komunikim në mënyrë që të përfillen kërkesat e tyre.

“Në mbledhjen e mbajtur dje, është vendosur që në rast se nuk përfillen kërkesat tona, ne sot kemi paralajmëruar edhe grevën e cika është dashur të ndodhë në të gjitha pikat kufitare dhe në zyrat e brendshme, por e kemi shtyrë pasi kemi marrë informata dhe premtime se ministri Bedri Hamza do të shqyrtojë kërkesat tona dhe kemi lënë hapësirë deri nesër në orën 12”, tha Keqmezi. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori