Dogana e Kosovës ka filluar aplikimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës, për vënien e taksës prej 10 për qind në import të produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Dogana ka filluar implementimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës, për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, ka thënë Stavileci.
Sipas tij, volumi i mallrave të importuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, është me vlera milionësh brenda vitit.
“Duhet ta kemi parasysh se ka volum të madh të importit nga Serbia, pasi brenda një viti importojmë rreth 400 milionë euro vlerë të produkteve. Derisa nga Bosnja e Hercegovina kemi importe të mallrave në vlerë prej rreth 80 milionë euro brenda një viti”, tha zëdhënësi Adriatik Stavileci.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, ka thënë se vendimi synon mbrojtjen e prodhimeve vendore, shkruan Telegrafi.
“Qeveria ka miratuar vendimin për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Masa mbrojtëse nënkupton taksën prej dhjetë për qind të të gjitha produkteve që importohen në Kosovë dhe kanë për vend të origjinës Republikën e Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën. Përjashtim nga kjo masë do të bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit Ramush Haradinaj të marrtën.
Vendimin e Qeverisë për vënien e taksës prej 10 për qind në import të produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e kanë mbështetur të gjitha asociacionet e bizneseve në vend, vetëm se ka pas dyshime sesa gjatë do t’i qëndrohet këtij vendimi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!