Nga fillimi i vitit të ardhshëm Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës, sipas zyrtarëve qeveritarë, thuhet se do të funksionojnë si një institucion i vetëm, i quajtur Agjencia e të Hyrave e Kosovës.
Bashkimi i dy agjencive, të cilat grumbullojnë paratë për buxhetin e Kosovës, do të përmirësojë shërbimet për tatimpaguesit, njëherësh do të sjellë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe ekonomisë joligjore.
Avdullah Hoti, ministër i Financave, për Radion Evropa e Lirë, bën të ditur se aktualisht është duke u punuar në finalizimin e ligjit, dokument ky që shumë shpejt pritet të kalojë në Qeveri dhe të procedohet në Kuvendin e Kosovës.
Kështu që, në janar të vitit 2017, thotë ai, do të unifikohet sistemi i mbledhjes së të hyrave për buxhetin e Kosovës.
“Bizneset do të kenë një adresë të vetme, jo një zyrtar tatimor dhe një doganor. Dhe, mbi të gjitha, të krijojmë atë zinxhirin e pashkëputur prej momentit të importit të mallit, derisa malli të shitet brenda vendit, si masë për luftimin e ekonomisë joformale”.
“Kemi marrë praktikat më të mira në rajon dhe më gjerë. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian funksionojnë në këtë mënyrë.Tendenca është në atë drejtim të bashkimit në një agjenci të vetme të të hyrave buxhetore”, thotë Hoti.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit, thonë se e kanë mbështetur këtë projekt.
Por, Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, konsideron se autoritetet kompetente fillimisht duhet të punojnë në nivelizimin e kapaciteteve profesionale.
Në këtë drejtim, Gërxhaliu thotë se Doganat e Kosovës kanë investuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale, por një avancim i tillë, sipas tij, nuk është realizuar në Administratën Tatimore të Kosovës.
“E dyta, çka është më interesante, është fakti se duhet të mendohetedhe konotacioni politik, sepse nëse do të kemi një agjenci të tillë, duhet të pranohet realiteti se duhet të ketë negociata të reja në dialog teknik me Serbinë. Kjo sepse duhet të jetë një numër i ri fiskal, duhet të jetë një rrethanë e re”.
“Definitivisht,nevojitet një periudhë kalimtare derisa të kemi një implementim të tillë. Nuk duhet të flitet me data konkrete, nuk duhet të mendohet që fundi i vitit duhet të jetë fillimi i një funksionaliteti të tillë. Është më e rrugës, të prolongohet një proces, të jemi të përgatitur dhe vërtet të ketë efekte dhe jo ky fuzionim të ndodhë për hir të agjendës politike”, thekson Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë.
Mirëpo, krijimin e agjencisë së përbashkët të të hyrave, ministri Avdullah Hoti e konsideron reformën më të madhe që ndërmerr Qeveria ndaj këtij mandati.
E, pavarësisht ndryshimeve, ai siguron se nuk do të ketë ndërprerje të kontratave të punës.
“Ne po sigurohemi që gjatë këtij procesi, mos t’i lëvizim praktikat dhe trendët shumë të mirë të të hyrave që kemi pasur gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti në ATK dhe në Doganat e Kosovës”.
“Normalisht, i kemi siguruar zyrtarët doganorë dhe tatimorë që kontratat e tyre të punës, pagat, të ardhurat që kanë, nuk do të preken, përkundrazi do të avancohen edhe më tutje, sepse do të përmirësohet statusi i zyrtarëve të agjencisë së tyre”, shpjegon Hoti.
Zyrtarëtqeveritarë këtë ndryshim e konsiderojnë modernizim tatimor, i cili do të jetë në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Sidoqoftë, sipas parashikimeve të Qeverisë, Dogana e Kosovës edhe gjatë këtij viti e ka barrën më të madhe për mbushjen e buxhetit të Kosovës. Nga 1 miliard e 598 milionë euro, sa është buxheti, vetëm Dogana parashihet të mbledhë mbi 1 miliard euro, kurse Administrata Tatimore e Kosovës, duhet të grumbullojë 370 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri