LAJMI I FUNDIT:

Dodge fton entuziastët e veturave: A jeni gati të bëheni ambasador i markës?

Dodge fton entuziastët e veturave: A jeni gati të bëheni ambasador i markës?

Duket se Dodge është gati për më shumë përfaqësim jotradicional nga entuziastët me një program të ri “Badassador“.

Kërkimi për ambasadorët e markave nis në ankandin e Barrett-Jackson’s Scottsdale, përcjell Telegrafi.

“Ne vazhdojmë të shtyjmë kufijtë e performancës dhe po kërkojmë ambasadorë të markave të cilët janë gjithashtu të gatshëm për të tronditur status quo-n”, tha CEO i Dodge, Matt McAlear.


“Nëse Dodge nuk po i shtyn kufijtë, nëse Dodge nuk po i bën njerëzit të ndihen rehat, ne nuk do të ishim Dodge dhe këta janë lloji i ambasadorëve që marka kërkon: entuziastë”, shtoi ai.

Çfarë bën saktësisht një Badassador?

Sipas Dodge, këta individë do të kenë akses të veçantë në automjete dhe përmbajtjen e tyre unike.

Ata do të marrin pjesë në ngjarje ku aftësitë e tyre do të ushtrohen në masën më të plotë.

Dhe do të paraqiten në kanalet e rrjeteve ociale të Dodge për të intervistuar nga drejtuesit e kompanisë, deri tek të tjerë të famshëm. /Telegrafi/