Ipeshkvi Dodë Gjergji në meshën solemne për Krishtlindjen, ka thënë se duhet ta duam vendin tonë, jetën dhe të ardhmen, pasi frika, pasiguria dhe zhgënjimi, si një virus po na bren përbrenda, derisa ka kritikuar deputetët që siç tha për turpin e tyre dhe për të fyer të gjithë, miratuan sonte ligjin për abortin.
Dodë Gjerigji në meshën solemne të Krishtlindje të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës, e cila u mbajt në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë, dha mesazhe për mirësinë, afërsinë dhe solidaritetin.
Ipeshkvi Dodë Gjergji tha se Krishtlindjet janë festa e gëzimit dhe haresë, derisa shtoi se me Krishtin mund të jetojmë me shpresën që nuk na zhgënjen kurrë.
“Në vendin tonë, në zemrat e shumë njerëzve dyshimi, dëshpërimi dhe pashpresia kanë krijuar një hapësirë të madhe boshllëku, ku frika, pasiguria dhe zhgënjimi, si një virus po na breng përbrenda. Si pasojë të rinjtë tanë shohin të ardhmen e tyre diku tjetër ku duan të sigurojnë jetën më të mirë për vete dhe të gjejnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.
Në familjet tona ka përditë e më pak dashuri, harmoni dhe mirëkuptim sepse vendin e tyre e ka zënë mosmarrëveshja, dyshimi dhe keqkuptimi. Që është më e tmerrshmja divorcimi është bërë zgjidhje e besnikëria martesore problem. Mjerisht edhe vendimet fatale të individëve që bëjnë vrasje ose vetëvrasje. Në këtë situatë nuk është e mundur që mos të pyesim veten si është e mundur që kur nuk ishim e kur nuk kishim nuk na mungonte shpresa, feja dhe dashuria.
Kurse, tani kur jemi dhe kur kemi ndoshta jo të gjitha të mirat që na duhen, por të gjitha gjërat që na mungonin dikur jemi mbet pa shpresë, pa lumturi dhe nuk po dimë t’i gëzojmë të mirat të arritura me mund të gjeneratave“, tha Gjergji, duke thënë se përgjigjen e dhëna nuk e kanë mbushur zbrazëtirën që kanë lënë pashpresa për vetën dhe në zemrat tona.
“Dikush mendon që është politika ajo që na ka vjedhur të ardhmen dhe na ka lënë pa shpresë, do të tjerë vazhdojnë të këmbëngulin që është Qeveria që nuk arrin t’i kryen përgjegjësitë e veta, pastaj do të tjerë fajin ia lënë Evropës që na mban të izoluar pa viza dhe me yll në ballë sikur do t’i thoshte populli i fusnotës, pastaj janë edhe ata që thonë se nëse ka pas dikur profiter lufte, sot nuk mungojnë profiterët e shpresës….nuk janë të paktë edhe ata që na paaftësia për të parë rrugët e reja të prosperitetit e lidhin shpresën me shpirtin lakmitar, laraman ose vetëmohues, duke na servirur kthimin në të kaluarën sikur ajo neotomane, që nxisin akoma ndonjë nostalgji për komunizmin ose ofrojnë një neo-jugosllavizëm si rrugë që duhet ndjekur. Sigurisht nuk mungojnë edhe ata që nëpërmjet ekstremizmit fetar duan të na tjetërsojnë. Hiq më pak janë ata të cilët nëpërmjet liberalizmit ekstrem promovojnë shthurjen e sistemit të vlerave humane, morale, familjare dhe fetare, duke na sugjeruar drejt hiqit të pakuptimtë “, tha Gjergji.
Ai tha se këta të fundit propozojnë të mos njohim fe dhe të mos themi nënë, babë, krishtlindje.
“Që është edhe më e trishtueshme, miratojnë ndërprerjen e jetës së fëmijëve të palindur dhe këtë akt e quajnë të drejt. Por lere që e quajnë të drejt por për turpin e tyre dhe për të fyer ndoshta edhe të gjithë neve, parlamenti ynë e gjeti bash sonte që ta miratonte Ligjin për abortin, megjithatë ne nuk e humbim shpresën tonë dhe këmbëngulim që të jemi ata të cilët besojnë dhe shpresojnë dhe që i binden fesë, që e duan jetën“, tha Gjergji.
Ipeshkvi Dodë Gjergji në fund tha se duhet ta duam vendin tonë, ta duam jetën dhe të ardhmen tonë.
“Të gjithë ne zemërthyerit të gjejmë mishërimin dhe të rrisim shpresën, pasi ne jemi njerëz të kësaj kohe, ne jemi njerëz të këtij vendi. Le ta duam vendin tonë, le ta duam jetën tonë, le ta duam të ardhmen tonë dhe mos të mos hezitojmë për të sakrifikuar sepse vetëm frikacakët ikin nga realiteti”, tha ai, duke shtuar se trimat përballen me realitetin e vet, si dhe vendit të tyre. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?