LAJMI I FUNDIT:

Dobësimi i Kosovës dhe forcimi i Thaçit

A është Hashim Thaçi politikisht më i fortë se para 24 Korrikut 2011? Kjo është pyetja që opinionistë vendorë e ndërkombëtarë e bëjnë shpesh këtyre ditëve. Përgjigja është PO, por Kosova është politikisht më e dobët se para 24 Korrikut 2011.

A e ka ndërmarrë Thaçi aksionin e ROSU në veri të Kosovës me apo pa dijen e amerikanëve?. Hashimi le të kuptohet se po, Kantrimeni e mohoi këtë kategorikisht duke thënë se Qeveria e Kosovës e ka bërë këtë pa dijeninë e qeverisë amerikane.
Për të treguar se cila është e vërteta po tregoj shembullin e një ish punëtorit tim në RTV Mitrovica. Më 1999, një teknik kujdestar në Radio Mitrovica kishte lëshuar në transmetim një diçka që nuk ishte me program dhe unë e thirra në telefon që ta hiqte menjëherë nga transmetimi dhe pas këtij urdhri le që u ndal programi në fjalë, por edhe krejt sinjali i Radios. E thirra sërish dhe e pyeta çfarë ndodhi e ai mu përgjigj se e kishte hequr transmetuesin nga rryma elektrike. Ti vete më the – u arsyetua, unë ndryshe nuk di veç se me e ndalë krejt. Ndash me e leshu ndonjë tjetër program eja e lëshoje vet.


Tani puna e Hashim Thaçit është si puna e këtij ish-punëtorit tim që nuk dinte të lëshonte ndonjë tjetër program në transmetim, pos ta bënte punën bërllok – me e ndalë transmetimin krejt.

Qeveria e Kosovës e përfundoi aksionin në veri me dështim dhe me turp sa që amerikanët e panë të arsyeshme të distancohen nga ky aksion

Sigurisht që amerikanët duhet t’i kenë thënë Hashimit që të lëvizë në drejtim të marrjes së veriut nën kontroll. Dhe Hashimi e ka bërë të vetmen gjë që e ka ditur. I ka nisë njësitë speciale të policisë si Azem Bejta para 90 vitesh duke harruar se është Shekulli 21, dhe për dallim prej Azem Bejtës që aksioneve u printe vet personalisht dhe i kryente me sukses, Qeveria e Kosovës përfundoi me dështim dhe me turp saqë amerikanët e panë të arsyeshme të distancohen nga ky aksion.

Këtë nuk do ta bënte kurrë një kryeministër i përgjegjshëm. Nëse do të ishte i përgjegjshëm, ai për 3 vjet e gjysmë si kryeministër, çdo ditë e çdo natë do të përpunonte në kokën e vet planin se si do ta merrte veriun nën kontroll efektivisht e pa viktima ose me minimumin e viktimave. Por këtë ia tregoi botes se nuk është i zoti ta bëjë.

Bota e kuptoi këtë, prandaj pozicioni ndërkombëtar i Kosovës para dhe pas 24 Korrikut ndryshoi rrënjësisht në kuptimin negativ për Kosovën.

Por bota kuptoi edhe aftësinë e Hashimit për ta manipuluar popullin e vet. Bota e kuptoi se Hashimi ka aftësinë që çdo gjë t’ia shes për hallve popullit të vet dhe opozita të mos reagojë ose të ketë një reagim tejet të vakët. Kjo e bën Hashimin lojtarin kyç politik të Kosovës dhe prandaj ai është shumë më i fortë se para 24 Korrikut 2011.

Në trend

Më shumë
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave

Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave

Shëndetësi
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Botë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori