Sot, rrjeti i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) mbajti një konferencë për media gjatë së cilës u publikua një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Me këtë rast u kërkua nga partitë politike që të kenë koalicione programore dhe më shumë gra në lista.
“Pjesëmarrja e grave duket të jetë gjithnjë e më simbolike në proces zgjedhor, e manifestuar përmes deficitit të kuadrove të grave në lista zgjedhore – sidomos si bartëse të listave – por edhe hapësirës dhe mbështetjes financiare që grave kandidate u ofrohet gjatë fushatës. Në të gjithë historikun e zgjedhjeve lokale në Kosovë, vetëm një grua ka arritur të zgjidhet kryetare e komunës në vitin 2013, ndërsa numri i kandidaturave të grave është shumë simbolik, me mesatarisht vetëm pesë gra kandidate në 100 kandidatë”, është thënë nga DnV.
Nga DnV kanë kërkuar që kandidatët t’i paraqesin të hyrat dhe shpenzimet e tyre të fushatës në kohë reale, si vlerë e shtuar e procesit, e po ashtu subjektet politike, sidomos ato që kanë pushtet në nivelin qendror apo atë lokal në komuna të caktuara, të mos përdorin resurset publike për qëllime të fushatës.
Njoftimi i plotë:
“Sot, rrjeti i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) mbajti një konferencë për media gjatë së cilës u publikua një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Qëllimi i këtij adresimi sipas DnV-së është që të nxitet një klimë diskutimesh në publik lidhur me çështjet që duhet të adresohen në prag të zgjedhjeve
Modeli i fushatës zgjedhore, të cilin e kemi hasur zakonisht në zgjedhjet lokale ka favorizuar kandidatin për kryetar të komunës, duke anashkaluar kandidatët për kuvendet komunale. Fillimi i aktiviteteve të fushatës zgjedhore para fillimit zyrtar të saj ka krijuar përparësi konkurruese të disa subjekteve, në kundërshtim me frymën e garës së barabartë zgjedhore. Po ashtu, fillimi i parakohshëm i fushatës po u ka mundësuar subjekteve të caktuara që t’i shtrembërojnë shpenzimet reale, duke raportuar vetëm ato të bëra gjatë fushatës zyrtare, që paraqesin vetëm majën e ajsbergut. Përveç periudhës së parafushatës, financimi dhe deklarimi i shpenzimeve mbeten çështje problematike edhe gjatë fushatës. Kandidatët në garë zgjedhore lokale, në mungesë të detyrimit ligjor, nuk kanë publikuar të hyrat dhe shpenzimet e tyre gjatë fushatës, duke cenuar transparencën e procesit dhe parimin e garës së barabartë zgjedhore.
Karakteristikë e diskursit të fushatës zgjedhore ka qenë riciklimi i premtimeve nga zgjedhjet paraprake për tema që shpesh nuk janë fare në kompetencë të komunave. Platformat në të shumtën e rasteve, përveç që publikohen shumë vonë, janë më shumë deklarata politike shabllone sesa ofertë serioze për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Po ashtu, kandidaturat zakonisht sillen vetëm rreth të parit të komunës duke mos ofruar asnjë informatë lidhur me ekipin apo kabinetin qeverisës që do të përfshihet në zbatimin e këtyre platformave. Në anën tjetër, korrupsioni zgjedhor, i shpërfaqur përmes përdorimit të resurseve publike për qëllime të fushatës, ka qenë një prej fenomeneve më negative të zgjedhjeve. Kjo është tipike për pjesën më të madhe të komunave, por në raste të caktuara evidentohet mobilizim i resurseve shtetërore në funksion të fushatës së kandidatëve të partisë në pushtet.
Pjesëmarrja e grave duket të jetë gjithnjë e më simbolike në proces zgjedhor, e manifestuar përmes deficitit të kuadrove të grave në lista zgjedhore – sidomos si bartëse të listave – por edhe hapësirës dhe mbështetjes financiare që grave kandidate u ofrohet gjatë fushatës. Në të gjithë historikun e zgjedhjeve lokale në Kosovë, vetëm një grua ka arritur të zgjidhet kryetare e komunës në vitin 2013, ndërsa numri i kandidaturave të grave është shumë simbolik, me mesatarisht vetëm pesë gra kandidate në 100 kandidatë. Edhe si bartëse të listave, gratë janë të përfshira minimalisht. Në dy palë zgjedhjet e fundit, vetëm rreth 40 gra kanë qenë bartëse të listave, nga qindra bartës sa ka pasur gjithsej. Nënpërfaqësimi i grave është evident edhe në trupat menaxhuese të zgjedhje, ku subjektet politike ende mbeten larg zotimeve të tyre për përfshirje të grave në shkallën prej 40%.
Mediat tradicionale dhe ato sociale, janë shndërruar ndër format kryesore të të bërit fushatë, posaçërisht gjatë proceseve të fundit zgjedhore. Sidoqoftë, si rezultat i mosrespektimit në nivel të duhur të rregullativës ligjore, mediat shpeshherë shërbejnë si instrumente të promovimit partiak.
Në aspekt të menaxhimit të zgjedhjeve, KQZ ka shënuar përmirësime të ndjeshme. Megjithatë, shumica e parregullsive të evidentuara gjatë procesit të votimit janë rezultat i trajnimeve jocilësore dhe joadekuate të komisionerëve. Si rezultat i trajnimeve të tilla, sidomos në raport me procesin e numërimit, kemi një përqindje të madhe të vendvotimeve të cilat rinumërohen sërish. Po ashtu, puna e KQZ-së është shoqëruar nga politizimi i diskutimeve, që ka shkaktuar pengesa në mbarëvajtjen e punës së saj.
Duke u bazuar në këto vlerësime ex-ante të zgjedhjeve të 17 tetorit, DnV ofron rekomandimet kyçe si vijon:
Subjektet politike të arrijnë marrëveshje dhe koalicione parazgjedhore në mënyrë që kandidaturat të jenë rezultat i koalicioneve programore e jo të bazuara në pazare pas raundit të parë zgjedhor;
Subjektet politike, sidomos ato që kanë pushtet në nivelin qendror apo atë lokal në komuna të caktuara, të mos përdorin resurset publike për qëllime të fushatës;
Subjektet politike të ndërtojnë platforma të qarta e konkrete për adresimin e problemeve të qytetarëve, dhe t’i publikojnë ato në formate të shkruara apo online;
Kandidatët t’i paraqesin të hyrat dhe shpenzimet e tyre të fushatës në kohë reale, si vlerë e shtuar e procesit.
Subjektet politike t’u ofrojnë grave më shumë mundësi kandidimi si bartëse të listave, si dhe për si kandidate për pozitën e kryetarit të komunës;
Subjektet politike të mos mjaftohen me përmbushjen e kriterit minimal ligjor prej 30% për kandidimin e grave për kuvendet komunale, por të avancojnë drejt aplikimit të modelit “zebër” në listat e kandidatëve, ku çdo i dyti kandidat është i gjinisë tjetër;
Subjektet politike të ofrojnë përkrahje të barabartë financiare për të gjithë kandidatët, dhe t’a bëjnë transparente mënyrën e shpërndarjes së tyre sidomos për kandidatet gra;
Trajnimet për anëtarët e KVV-ve duhet të jenë më cilësore, duke i testuar në mënyrë më rigoroze njohuritë e fituara të komisionerëve. Përmbajtja e trajnimeve duhet të reflektojë edhe seriozitetin e problemeve në elemente të caktuara, sidomos në numërim dhe plotësim të formularëve të rezultateve. Gjithashtu, KQZ të krijojë “lista të zeza” të komisionerëve bazuar në performancën e tyre;
Subjektet politike t’i përmbahen zotimit të tyre për përfshirje të grave në nivelin prej 40% në trupat menaxhuese të zgjedhjeve, e madje t’a avancojnë këtë përfshirje në proporcionin 50-50%;
Komisioni i Pavarur i Mediave të bëjë monitorimi sistematik i mediave gjatë fushatës zgjedhore lidhur me respektimin e rregulloreve në fuqi. KPM të monitorojë aktivitetin e subjekteve politike edhe në rrjete sociale”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës