Koalicioni “Demokracia në Veprim” mbajti një konferencë për media, ku ofroi një vlerësim të periudhës parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve publike për qëllime elektorale, si dhe për përgatitjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Eugen Cakolli nga “Demokracia në Veprim” theksoi se në mungesë të rregullimit ligjor, partitë politike kanë filluar të zhvillojnë aktivitete të para fushatës në mënyrë të intensifikuar, duke përdorur njëkohësisht platformat digjitale. Ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje, si parti në pushtet, ka zgjedhur të orientojë aktivitetet e saj jashtë vendit, ndonëse edhe partitë opozitare kanë organizuar disa takime me qytetarë jashtë vendit, por ato janë fokusuar më shumë në aktivitete brenda Kosovës.
“Për më tepër, ka pasur një rritje të sponsorizimeve të postimeve në platformat digjitale nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me mijëra euro të shpenzuara deri më tani”, ka thënë ai në konferencë për media.
Si një nga problemet më të mëdha të para fushatës së deritanishme, Cakolli ka theksuar se është përdorimi i burimeve publike për qëllime elektorale dhe ndërhyrjet e Qeverisë në procesin zgjedhor.
“Kjo përfshin veprime që dëmtojnë barazinë e garës zgjedhore dhe mund të ndikojnë në përcaktimin e votuesve, duke krijuar një garë të pabarabartë. Ndër to, masat financiare (rritja e pensioneve, pagës minimale dhe pagave në sektorin publik) të miratuara nga Qeveria, që pritet të hyjnë në fuqi pak kohë para zgjedhjeve, shpërfaqin një model të rrezikshëm të përpjekjes për të ndikuar votuesit nëpërmjet fondeve publike”, është shprehur ai.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga DnV-ja ishte edhe me procesin e votimit jashtë vendit. Sipas koalicionit, Ministria e Punëve të Jashtme ka tentuar të ndërhyjë në këtë proces duke kërkuar hapjen e qendrave të votimit në vende të tjera, “gjë që është e paligjshme, pasi KQZ-ja është institucioni i vetëm që ka autoritetin për të organizuar dhe administruar zgjedhjet”.
“Në anën tjetër, DnV vëren se shumë prej listave të publikuara të kandidatëve të subjekteve politike, përfshijnë kandidatë më të rinj dhe përfshirja e grave është rritur në mënyrë të dukshme. Megjithatë, u potencua që partia në pushtet është e vetmja që qëndron e mbyllur për publikun sa i përket finalizimit apo publikimit të listës së kandidatëve”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova me platformë për mbrojtje nga sulmet kibernetike
“I hyrën në veturë dhe e goditën me thikë disa herë” – kërkohet paraburgim për të dyshuarit që tentuan ta vrisnin 23 vjeçarin në Ferizaj
Palevski kërkoi përjashtimin e prokurores Kërstevska dhe gjithë PTHP-së, gjykimi do të vazhdojë më 3 shkurt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës