Djemtë rrahin babanë, burrat gratë, e një femër e mashkull rrihen mes vete – rastet e dhunës në familje në 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur për një rast në Vushtrri ku një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij. Në rastet tjera të dhunës në familje kryesisht raportohet për sulme fizike ndaj grave.
Lexoni përmbledhjen e raportit policor për dhunën në familje:
Fushë Kosovë 15.08.2022-08:15. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Bresje, Fushë Kosovë 15.08.2022-22:00. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime, pasi që i dyshuari mashkull kosovar -bashkëshorti i saj, për motive xhelozie dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Viti, 15.08.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Ankuesja posedon raport mjekësor për lëndime trupore. Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare, ndërsa është arrestuar e dyshuara në lidhje me rastin dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar.
Prizren, 15.08.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka shkaktuar dhunë në familjen e tij. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Malishevë 15.08.2022-09:35. Janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovar pasi që ata janë rrahur mes veti. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësorë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Mitrovicë 15.08.2022-01:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Vushtrri, 14.08.2022-23:55. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij kosovarë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Mitrovicë 15.08.2022-12:15. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretman mjekësorë. Rasti shkon në procedurë të rregullt.
Vushtrri, 15.08.2022-11:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se kishte një mosmarrëveshje me ish bashkëshortin, mashkull kosovar lidhur me disa foto në rrjete sociale. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi