Dibra dhe rrethina e saj ka një natyrë të bukur, kurse ujërat dhe malet rreth saj mundësojnë që dibranët të frymojnë një ajër të pastër. Por, kjo viteve të fundit nuk ndodh, meqë ajri ndotet edhe nga djegia e mbeturinave, sidomos në stinën e pranverës dhe verës. Djegia e mbeturinave jo vetëm që shqetëson qytetarët, por ajo rrezikon edhe shëndetin e tyre, shkruan gazeta KOHA. Edhe këto ditë kur temperaturat kanë nisur që të rriten dukshëm, në shumë pjesë periferike të qytetit, mund të vërehen djegie të mbeturinave.
Djegie të mbeturinave ka edhe në deponinë kryesore të Dibrës, e cila gjendet afër qytetit, në afërsi edhe të aksit rrugor Dibër – vendkalimi kufitar “Bllatë” mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Deponia në fjalë, ku disa dekada është lokacioni ku grumbullohen mbeturinat e Dibrës, kurse vitet e fundit edhe mbeturinat e Rekës së Poshtme, shpesh herë digjet. Në ato momente qyteti mbulohet me tymin e rrezikshëm, kurse qytetarët reagojnë. Nga drejtoria e Ndërmarrjes komunale “Standardi”, thonë se problemin e shkaktojnë persona të pandërgjegjshëm, por përsëri, sipas tyre, shpesh herë djegia shkaktohet vetë edhe nga temperaturat e larta, sidomos në mbeturinat që janë nga elementet elektronike.
Drejtori Mazllum Lleshi, disa herë ka dhënë opinionin e tij, duke thanë se ndërmarrja shpesh bën kujdestari për të shuar zjarret, por shkaqet sipas tij janë ata që janë përmendur. Nga ana tjetër disa shoqata qytetare, por edhe grupe të qytetareve thonë se djegia shkaktohet edhe nga vetë të punësuarit e ndërmarrjes, që sipas “Standardit” nuk është e vërtetë. Por, pa marrë parasysh shkaqet e djegies së mbeturinave, mjekët në Dibër thonë se djegia paraqet një rrezik të madh për shëndetin e dibranëve. Duke marrë parasysh se në këtë deponi të Dibrës, hidhen edhe mbeturinat e institucioneve shëndetësore, atëherë bëhet qarët se rreziku nga tymosja e deponisë është shumë e rrezikshme.
Gjatë vizitës që ia bëmë deponisë, takuam punëtorë rojtarë të Ndërmarrjes publike “Standardi”, të cilët na informuan se shpesh herë janë të detyruar që të intervenojnë edhe me autobotet për shuarjen e zjarreve. Këtu takuam edhe shumë persona të cilët edhe pse ka ndotje të madhe grumbullonin pajisje elektronike si dhe sende të tjera të prishura, për të cilët thonë se ata pajisjet i shesin. Gjejmë edhe një grup fëmijësh të cilët janë nga fshatrat e Shqipërisë. Ata thonë se këtu vijnë për çdo ditë dhe grumbullojnë sende të ndryshme. Por, të vish këtu e të mos shohësh një numër të madh qensh endacak, është absurde. Ata gjatë ditës tërhiqen në pjesët periferike të kësaj deponie, e cila ka një sipërfaqe të madhe. Kjo deponi dhe prezenca e personave të ndryshëm, paraqet një rrezik të madh për popullatën e cila mund të ballafaqohet edhe me sëmundje ngjitëse, thonë të punësuarit e Njësisë së Entit për shëndet publik në Dibër .
Para disa viteve, me donacione të jashtme filloi rrethimi i deponisë me mure, por ata janë shkatërruar. Ndërmarrja e cila është në një krizë të thellë financiare, nuk mund të ndërmerr ndonjë aktivitet konkret për tejkalimin e situatës. Komuna Dibër tenton që nëpërmjet projekteve evropiane të sanojë këtë deponi, e cila është një lokacion që krijon pamje jo të këndshme për turistët e shumtë, qe vijnë dhe shkojnë në Shqipëri, por edhe në Banjat e Dibrës në lokalitetin e Banjishtit. Ndërmarrja e cila menaxhon me këtë deponi, por edhe me Ujësjellësin Rosok-Dibër, institucionet, firmat dhe qytetarët i kanë borxh mbi 1.3 milionë euro. Për këtë shkak punëtorët nuk kanë kontribute mbi një dekadë dhe ajo nuk ka mundësi që të sanojë deponinë.
Kur jemi te ndotja e ajrit në Dibër, ajo ndotet edhe nga djegia e shumë deponive të egra, të cilët janë në periferi të qytetit, edhe pse pastrohen shumë herë nga ndërmarrja në fjalë. Shoqatat ekologjike sugjerojnë projekte të reja për rritjen të vetëdijes të një pjese të banorëve, që të rrisin vetëdijen për mbrojtjen e ajrit të pastër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Skandali i mishit me salmonelë në Shqipëri, Ministrja e Bujqësisë njofton shkrirjen e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit

Votohen ndryshimet ligjore për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura

31-vjeçari humb jetën në punë, procedohet administratori i kompanisë së internetit në Dibër

Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Formimi i institucioneve të reja, dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot

Ekstradohen nga Kosova për në ShBA dy persona - dyshohen se dëmtuan qytetarët amerikanë

Liderët e VLEN-it kundër Taravarit: Nuk kemi komunikuar me BDI-në

BE nuk ka kritika ndaj Serbisë për reagimet lidhur me njohjen e Kosovës nga Kenia

Shpërthimi në Zveçan, reagon Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar të gjithë qytetarët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani