LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 7° cloudy

Djathi i Sharrit si produkt unik në kërkim të promovimit të mëtutjeshëm  

Djathi i Sharrit si produkt unik në kërkim të promovimit të mëtutjeshëm  

Djathi i Sharrit është më shumë se një produkt, pasi simbolizon një pasuri kombëtare, dhe si i tillë duhet të mbrohet e promovohet tutje, është thënë të premten në Prizren gjatë një takimi të zhvilluar ndërmjet prodhuesve të këtij djathi, përfaqësuesve të Ambasadës së Francës në Kosovë dhe drejtuesve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Djathit të Sharrit, Faton Xhabale me këtë rast ka shprehur mirënjohje për ambasadën e Francës në Kosovë për përkrahjen e çmuar “që na ka dhënë në rrugëtimin tonë për ta mbrojtur dhe promovuar pasurinë tonë kulturore dhe tradicionale, në këtë rast djathin e Sharrit”, raporton Telegrafi.

“Kjo ndihmë na ka dhënë jo vetëm besim, por edhe mundësi për të ngritur më lartë punën dhe trashëgiminë tonë kombëtare përkatësisht djathin e Sharrit”, ka thënë Xhabale.


Duke vlerësuar edhe angazhimin e fermerëve dhe prodhuesve të djathit, Xhabale ka theksuar se synimi i përbashkët ka qenë përpjekja për mbrojtjen e Djathit të Sharrit si tregues gjeografik.

“Ata (fermerët) jo vetëm që mbrojnë një prodhim unik të traditës sonë por gjithashtu sigurojnë që ky simbol i pasurisë sonë kulturore të njihet dhe vlerësohet siç duhet në tregjet ndërkombëtare si tregues gjeografik”, është shprehur Xhabale.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot ka përkujtuar se si djathi i Sharrit ka kaluar nëpër periudha të ndryshme dhe se fermerët e kanë ruajtur traditën e moçme të prodhimit të tij.

“Mbështetja për prodhuesit e djathit është përkrahje jo vetëm për ruajtjen e kësaj tradite, por është edhe përkrahje për zhvillimin e ekonomisë lokale”, ka thënë diplomati francez.

Në të njëjtën kohë ka theksuar se prodhimet e tilla janë të nevojshme jo vetëm për tregun lokal, por edhe atë global pasi që konsumatori modern vazhdimisht kërkon prodhime që janë autentike.

Ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari ka vlerësuar se regjistrimi i Djathit të Sharrit si emërtim i mbrojtur me origjinë dhe regjistrimi i verërave të Rahovecit si tregues gjeografik janë arritje historike për Kosovën, raporton Telegrafi.

“Këto regjistrime jo vetëm që promovojnë prodhimin vendor dhe traditat tona por vërtetë ofrojnë një garanci për cilësinë dhe origjinën për konsumatorët. Djathi i Sharrit dhe verërat e Rahovecit janë krenari kombëtare, dhe janë shembull se si mund të përdoren treguesit gjeografik për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të mbështetur turizmin rural, dhe për të angazhuar komunitetin”, ka deklaruar Hajdari.

Ndërsa fermeri Idriz Qusaj gjatë diskutimeve me ambasadorin Guerot ka theksuar se vizitat e realizuara në Francë kanë qenë të mirëseardhura për shkëmbimin e përvojave, por edhe për njohuri të reja në aspektin e organizimit, krijimit e ruajtjes së brendit, por edhe gjetjes së tregjeve të reja.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kosovar për Pronësi Intelektuale del se Djathi i Sharrit është emërtimi i parë i origjinës i regjistruar ndonjëherë në Republikën e Kosovës.

Ky djath prodhohet nga qumështi i deles dhe vjen nga rajoni i Maleve të Sharrit ku bimësia është e pasur dhe ajri i pastër, që së bashku me njohuritë, metodën dhe mënyrën tradicionale kontribuojnë në cilësinë e tij unike, dhe gjithnjë sipas Institutit në fjalë është ndër produktet më origjinale në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori