LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi nga Kosova që bën tifo për Newcastlen që tani është klubi më i pasur në botë: Duam Leo Messin, nëse jo ai të vije Harry Kane

Djaloshi nga Kosova që bën tifo për Newcastlen që tani është klubi më i pasur në botë: Duam Leo Messin, nëse jo ai të vije Harry Kane

Newcastle Unitedit, që bën gara në Ligën Premier, është kthyer në temë në ditët e fundit, kur një grup investitorësh arab blen aksionet e klubit.

Por edhe në Kosovë, nuk mungojnë tifozët e këtij klubi, ndërsa njëri ndër ta është, Alban Bajraktari, djaloshi nga Prizreni që është tifoz i flaktë i klubit “bardhezi” nga “St. James Park”.

Albani është një nga ata tifozët që klubin nuk e përkrah vetëm në ditët më të mira, por edhe në edicionet kur skuadra kishte rënë një kategori më poshtë, ndërsa për RTV Dukagjinin ai ka treguar emocionet se si është të jesh tifoz i Newcastle.


“Neëcastle Unitedi kam filluar ta përcjellë rreth vitit 2000 pas luftës, kur ndeshjet i transmetonte RTK. Atëherë skuadra kishte një gjeneratë të mirë dhe tifozë shumë të zjarrtë. Kishte kapitenin legjendar, në top formë me Alan Shearer, Solano, Bellamy, ndërsa portier ishte i mirë (Shay Given)”, fillon rrëfimin e tij për RTV Dukagjinin.

Ai kujton derbit e zjarrtë lokal, me Sunderland në atë kohë.

Klubi anglez nga dita e enjte ka rënë në duart e sheikëve nga Arabia Saudite. Ata ka premtuar shumëçka për tifozët e këtij klubi, madje edhe trofe.

Sigurisht se ndryshimit në krye të klubit i është gëzuar, Albani që shprehet optimist se Newcastle do t’ia rikthejë vetes lavdinë e dikurshme.

“Pas marrjes në pronësi të pronarëve nga Arabia Saudite, pres në shumë ndryshime në drejtimin e klubit. Të ketë drejtor sportiv të mirë, trajner të mirë, pasi për infrastrukturë qëndron mirë klubi, ka stadium me 52 mijë ulëse”, deklaroi ai.

Albani zbulon se cilin nga lojtarët do ta dëshironte ta veshte fanellën e skuadrës “bardhezi”.

“Ka shumë lojtar që do doja të transferoheshin tek ne. Në mos Lionel Messi, do të doja Harry Kane, pasi ai e njeh shumë mirë kampionatin”, thotë Albani me shaka.

Për fund, tifozi nga Prizreni tregoi se cila është ëndrra e tij më e madhe.

“Ëndrra më e madhe e imja është që të udhëtojë vetë në stadiumin “St. James Park” për ta shijuar atmosferën e zjarrtë që mbretëron atje”, përfundoi Alban Bajraktari.

Prizrenasit nuk i mungojnë fanellat e Newcastle Unitedit edhe pse nuk gjenden në Kosovë, ku shumë prej tyre i kanë ardhur nga Evropa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori