Wojciech Szczesny së fundmi ka nënshkruar për Barcelonën, duke dalë nga pensioni për të zëvendësuar të lënduarin Marc-Andre ter Stegen.
Jo të gjithë në familjen e portierit polak e pranuan mirë lajmin.
Djali i tij gjashtë vjeçar Liam doli të ishte një tifoz i Real Madridit dhe madje e quajti Cristiano Ronaldon si lojtarin e tij të preferuar.
Megjithatë, vetëm pak javë pasi u transferua në Katluni, Liam tashmë është duke veshur një fanellë të Lionel Messit.
Epo, nuk mund ta fajësojmë atë: fëmija thjesht vendosi të kalojë në anën e babait të tij, kjo është e gjitha.
Polaku ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Barcelonën me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër. /Telegrafi/