Djali rrah nënën e tij në Pejë

Një person është arrestuar për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/11/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































