LAJMI I FUNDIT:

Djali i Ibrahim Rugovës, Uka, merr shtetësinë shqiptare, Veliaj: Të çojmë përpara amanetin e të parëve

Djali i Ibrahim Rugovës, Uka, merr shtetësinë shqiptare, Veliaj: Të çojmë përpara amanetin e të parëve

Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta Rugova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së shtetësisë shqiptare. Ukë Rugova, politikan dhe sipërmarrës i suksesshëm, i bashkohet shumë personaliteteve të njohura nga Kosova, të cilët kanë vendosur të marrin edhe pasaportën shqiptare.

Në këtë ceremoni të veçantë, Veliaj tha se është detyra e të gjithëve të punojnë për të çuar përpara zhvillimin e vendit.
“Ky nuk është thjesht një akt formal i marrjes së pasaportës me shqiponjën dykrenore, por është bashkimi për një mision – me misionin për ta bërë vendin tonë më të përparuar, më të ndriçuar, më të bashkuar, më të ndritur. Amaneti që kemi trashëguar nga të parët tanë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, që nga rilindasit dhe Ismail Qemali e deri tek Ibrahim Rugova, është ta çojmë më tej progresin e bërë, pavarësisht se kemi qenë një nga kombet më të diskriminuara, më të vuajtura, dhe që kemi kaluar shumë peripeci në labirinthin e historisë. Sot jemi këtu për t’i qëndruar të vërtetë këtij misioni dhe amanetit, që kemi nga të parët tanë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tiranë është një kantier pune sepse destini i një qyteti të madh është të rritet dhe zhvillohet.

“Këtë vit Tirana mban titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kemi pasur rreth 1000 aktivitete. Vitin tjetër kemi aplikuar të jemi “Qyteti Europian i Sportit”, për t’u siguruar që kryeqendra e shqiptarëve ka një reputacion, përtej vetëm “shqiptarosferës” – të ketë një reputacion në Europë, por edhe në botë. Sot shikoni një Tiranë e gjitha një kantier pune, çka tregon se keni ardhur ose jeni bërë pjesë e një skuadre që është vetëm duke u rritur. Destini i një qyteti të madh është të rritet e të zhvillohet”, tha ai.


Veliaj shprehu bindjen se shumë shpejt Tirana do të jetë jo vetëm kryeqendra e shqiptarëve, por edhe e Ballkanit.
“Pak ditë më parë patëm një konkurs për kullën tjetër, që do të rrethojë sheshin “Skënderbej”. Fitoi një studio daneze. Ndërkohë, po mbaron “Sofiteli”, po mbaron “Intercontinental”, kurse tek stadiumi, po mbaron “Marriott”. Është një qytet që, nëse do të jetë pjesë e ‘lojës’ së madhe, duhet të ketë edhe vend për akomodim dhe hapësira cilësore për t’u ofruar turistëve. Faleminderit që i jeni bashkuar destinit të qytetit tonë, të një qyteti që rritet, të një qytetit që, unë besoj se do të jetë gjithmonë e më shumë jo vetëm kryeqendra e shqiptarëve, por padyshim kryeqendra e Ballkanit. Sigurisht, nuk bëhemi dot Viena, Mynihu, Londra, nuk bëjmë dot Athinën dhe Romën, por ne mund të jemi një Tel – Avivi i Ballkanit”, nënvizoi ai. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori