Site icon Telegrafi

Djali i kryeministrit merr tender në Kryeministri, Mustafa nuk sheh asgjë të keqe

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk e ka ditur që një veturë e zyrës së kryeministrit është servisuar në kompaninë e djalit të tij, por ka shtuar se këtu nuk sheh asgjë të keqe.

Mediat gjatë ditës kanë raportuar se kompania Makcar, ku djali i Isa Mustafës, Besniku është pronarë bashkë me vëllain e tij Arbenin, fitoi kontratë nga Zyra e Kryeministrit e udhëhequr nga prindi i tyre-kryeministri Mustafa.

Kurse, Mustafa në rrjetin social facebook ka thënë se është budallak që ky të bëhet lajm.

Ja postimi i plotë i Mustafës në Facebokk:

Po lexoj se një makine BMW, qenka servisuar një servis qe e menaxhon djali im Besniku, një vlere rreth 2,900 euro. Nuk e kam ditur për këtë, por nuk shoh asgjë te keqe qe automjeti te servisohet ne një servis te autorizuar. Shoh marri e budallallek qe kjo te behet lajm, sepse nuk është lajm nëse disa mjeshtër punojnë dhe e rregullojnë nja makine. Lajm i keq për neve është etja qe te skandalizohen dhe te kriminalizohen ata qe punojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version