Korrikun e kaluar, Cameron Douglas është kapur me një sasi të madhe të metamfetaminës në një hotel në New York, ndërsa të mërkurën ai është shpallur fajtor për posedim të metamfetaminës nga një gjykatë e New Yorkut.

31-vjeçari ka pranuar se është fajtor dhe ka njoftuar se këtë ‘biznes’ e ka filluar që nga viti 2006.


Vendimi përfundimtar pritet të merret në prill të këtij viti, ndërsa djali i Douglas (me gruan e tij të parë Diandra Luker) do të marrë një dënim nga dhjetë vjet deri në burg të përjetshëm. /Telegrafi/