Davide Ancelotti do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit për të marrë punën e parë si trajner te Baseli – bën të ditur Marca.
Djali i Carlo Ancelottit ka vendosur të largohet nga stafi i babait të tij për ta nisur karrierën si trajner kryesor.
33-vjeçari ka pasur bisedime me Evertonin në janar, mirëpo puna e tij e parë si trajner pritet të jetë në Zvicër.
Gazeta spanjolle bën të ditur se Davide është kandidati kryesor për ta drejtuar Baselin në sezonin 2023/2024 dhe është pranë nënshkrimit të kontratës.
Ai ka qenë asistent-trajner i Ancelottit te Napoli dhe Bayern Munichu, para Real Madridit. /Telegrafi/