LAJMI I FUNDIT:

Djajtë e Kuq vihen pas Pulisicit

Djajtë e Kuq vihen pas Pulisicit

Talenti amerikan i Borussia Dortmundit, Christian Pulisic ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Manchester United.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho është e interesuar të përforcohet pasi duan të jenë konkurrues në të gjitha garat ku marrin pjesë.

Emra të mëdhenj janë lidhur me skuadrën nga Old Trafford, teksa së fundit është ylli i Dortmundit, Pulisic.


Edhe Manchester United futet në garë për Hazardin
Lexo po ashtu Edhe Manchester United futet në garë për Hazardin

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Djajtë e Kuq janë bashkuar në gjahun për yllin amerikan të Dortmundit.

Pulisic ka befasuar të gjithë me talentin e tij (Getty Images)

19-vjeçari i talentuar konsiderohet si njëri nga lojtarët më perspektivë në botë dhe tashmë është lidhur me shumë skuadra.

Gjiganti gjerman, Bayern Munich dëshiron që ta rrëmbej lojtarin kryesor të rivalëve të tyre dhe mos ta lejojë largimin e tij nga Bundesliga.

Matthaus këshillon Bayernin: Transferojeni Pulisicin
Lexo po ashtu Matthaus këshillon Bayernin: Transferojeni Pulisicin

Përveç Bayernit dhe Unitedit, Pulisic është lidhur edhe me dy skuadrat e mëdha spanjolle, Real Madridin dhe Barcelonën.

Megjithatë, Mourinho beson se me një ofertë të mirë mund ta blejnë amerikanin dhe t’i shtoj skuadrës së tij më shumë kreativitet në vijën e sulmit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori