‘Djajtë e Kuq’ i kthehen fitoreve, i afrohen edhe më shumë katërshes (Video)

Manchester United ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Middlesbrough me rezultat 3-1.
Skuadra e Jose Mourinhos ka treguar karakter në ndeshjes e sotme në udhëtim, duke arritur t’i kthehen fitoreve në kampionat edhe pas mungesave të mëdha në skuadër.
Në pjesën e parë, United arriti të krijojë shumë shanse për gol, por arriti të gjej vetëm një me anë të mesfushorit belg, Marouane Fellaini, i cili kaloi skuadrën në epërsi.

Fellaini shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 30 pas asistimit të Ashley Young dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.
Edhe në pjesën e dytë, ‘Djajtë e Kuq’ arritën të sulmojnë shumë dhe të krijojnë raste, duke arritur të shënojnë edhe golin e dyfishimit të epërsisë.

Ishte anglezi, Jesse Lingard, i cili shënoi një supergol nga distanca për 2-0 pasi më parë u shërbye nga spanjolli Juan Mata.
Në vazhdim të takimit, United dukej i relaksuar, por kjo ndikoi keq pasi lejuan të pranojnë gol në minutën e 77 nga Rudy Gestede, i cili nga afërsia ngushtoi epërsinë në 2-1.

Deri në fund të takimit, ‘Boro’ provuan disa herë të ngushtojnë epërsinë, por United u mbajt mirë dhe në fund arritën të shënojnë edhe një gol në minutat shtesë me anë të Antonio Valencias, i cili shfrytëzoi gabimin e Valdesit dhe vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.
Pas kësaj fitore, United ngjitet në pozitën e pestë me 52 pikë apo tri më pak se pozita e katërt, ndërsa Middlesbrough është në vendin e parafundit me vetëm 22 pikë. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5f8oc0_marouane-fellaini-goal-hd-middlesbrough-0-1-manchester-united-19-03-20_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5f8rx2_amazing-goal-lingard-middlesbrough-vs-manchester-united-0-2_sport
https://twitter.com/LethalGriezmann/status/843459620848975873






















































