LAJMI I FUNDIT:

Dizdari: Hashim Thaçi u nxitua kur bëri deklarata për vrasjen e Ali Ukës

Dizdari: Hashim Thaçi u nxitua kur bëri deklarata për vrasjen e Ali Ukës

Avokati shqiptar Shefqet Dizdari, i cili gjatë periudhës së luftës kishte ndërmjetësuar ndërmjet grupeve të shqiptarëve të Kosovës, ka ardhur për herë të parë me një rrëfim për luftën e Kosovës që nga fazat përgatitore.

Dizdari, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin transmetuar në RTV Dukagjini, ka thënë se Hashim Thaçi ishte arrestuar dy herë në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, përcjell Telegrafi.

“Çështja e Thaçit për armëmbajtje pa leje u mbyll në Gjykatën e Lartë dhe ai u lirua. Më pas u ftua përsëri kur u vra gazetari i njohur Ali Uka, me të cilin Thaçi kishte banuar”.


Ai ka thënë se vrasja e Ali Ukës është një çështje e pazbardhur pavarësisht se në atë kohë ishte akuzuar një i afërm i tij.

Dizdari ka thënë se Thaçi është nxituar kur ka bërë deklarata publike për implikime të mundshme në vrasjen e Ali Ukës.

“Çdo deklaratë nga Thaçi apo Berisha për këtë rast janë të nxituara dhe flasin për joseriozitet të tyre”, shtoi avokati.

“Vrasja e Ali Ukës mbetet enigmatike dhe nuk është e ndershme për askënd të bëj komente por është e ndershme edhe nga autoritetet në Shqipëri edhe ato në Kosovë që të bëjnë zbardhjen e rastit”, tha ndër të tjera Shefqet Dizdari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori