LAJMI I FUNDIT:

Dixhitalizimi mbyll 188 mijë vende pune në Gjermani

Dixhitalizimi mbyll 188 mijë vende pune në Gjermani

Që nga viti 2000 në Gjermani janë mbyllur 180 mijë vende pune dhe shumë punëtorë tani po shohin gjithnjë e më shumë dixhitalizimin si kërcënimin e ardhshëm të madh për punësim.

Sipas një studimi nga Shoqata e Punëdhënësve në Gjermani, prezantuar nga Bloomberg, vetëm në industrinë bankare private të vendit, rreth 40 për qind e të punësuarve besojnë se dixhitalizimi do të përkeqësojë sigurinë afatgjatë të punës gjatë dy viteve të ardhshme.

“Shumë huadhënës po ndryshojnë modelet e tyre të biznesit, me humbjen e vendeve të punës si rezultat i dixhitalizimit, por ka edhe shumë vende të reja pune, veçanërisht në ndërfaqen midis bankave dhe teknologjisë së informacionit”, tha Carsten Rogge-Strang, drejtor Menaxhues në Shoqatën e Punëdhënësve për bankat private, përcjell Telegrafi.


Në një anketë të vitit 2015, vetëm 31 për qind e të anketuarve prisnin një përkeqësim dhe në të njëjtën kohë, përqindja e atyre që parashikojnë përmirësime ka mbetur pothuajse konstante në rreth 25 për qind. /Telegrafi/