Site icon Telegrafi

Divock Origi afër rikthimit në Ligën Premier

Sheffield United është duke kërkuar një marrëveshje huazimi për sulmuesin e Milanit, Divock Origi.

Blades janë të dëshpëruar për përforcime në fazën ofanzive dhe po përpiqen të afrojnë sulmuesin belg.

Chuba Akpom zgjodhi të bashkohej me Ajaxin, ndërsa Cameron Archer i Aston Villas është një marrëveshje m e shtrenjtë dhe e vështirë.

Lexo po ashtu Sa do të kursente Milani me largimin e Origit?

Por, për të plotësuar vijën përpara, është Origi ai që mund t’u bashkohet.

Sulmuesi Iliman Ndiaye u shit te Marseille në verë për 29 milionë euro.

Dhe një pjesë e tyre është riinvestuar në skuadër, me Gustavo Hamer që mbërriti nga Coventry City për 23 milionë.

Megjithatë, atyre u mungojnë golat. Në ndeshjen e tyre hapëse në Ligën Premier, ata nuk arritën të godisnin rrjetën në shtëpi ndaj Crystal Palace në humbjen 1-0.

Lexo po ashtu Pioli paralajmëron më shumë transferime te Milani në ditët e mbetura

Të premten mbrëma, ata humbën ndeshjen e tyre të dytë radhazi pasi pësuan 2-1 disfatë kundër Nottingham Forest.

Origi me siguri mund t’i shtojë gola skuadrës së që fitoi promovimin sezonin e kaluar.

Ai ishte një top zëvendësues në Liverpool me një zakon për të shënuar gola të rëndësishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version