Nga: Denis Dyrnjaja
Shiheni këtë kolazh fotosh. Janë tri nga këngëtaret legjendare të muzikës së lehtë shqiptare: Vaçe Zela, Ema Qazimi dhe Liliana Kondakçi. Shihni çfarë ekspresioni transmetojnë qoftë edhe me një sekuencë, një buzëqeshje, një shikim që rrëmbente me vete në skena dhe ekrane televizori, miliona sy e veshë.
Ishin zërat ngjethës dhe potentë, të ëmbël e të kthjellët të këtyre mbretëreshave të skenës muzikore shqiptare që me profesionalizëm dhe një kualitet të lartë i dhanë artit shqiptar perla muzikore të papërsëritshme. Ato ishin kënga e mëngjesit, ishin ritmi i ditës dhe refrenet e natës. Ndërsa rrëmoja në Youtube për të gjetur një material muzikor, m’u shfaq kënga “Shqipëri o vendi im” kënduar nga Ema Qazimi.
Një ekzekutim mjeshtëror, që të lë pa frymë dhe të bën ta dëgjosh e ridëgjosh. Është nga ato interpretime që kupton se nuk është më vete kënga dhe më vete këngëtari, por ato janë një si të krijuar e përputhur me njëri tjetrin. Ema, një këngëtare me një potencë të jashtëzakonshme skenike, që derdhte mbi çdo fjalë e notë ekspresionin e saj emocional, duke i dhënë çdo kënge forcën e një himni.
Ç’të thuash më parë për Vaçen, të pushtetshmen e skenave të këngës që e shndërroi “Rrjedh në këngë e ligjërime” një himn jo zyrtar për Shqipërinë e shqiptarët kudo ndodhen. Vitale, impresionuese dhe me interpretime plot dramaficitet, Vaçe Zela imponoi krijimit e palmaresit të artë të zërave të këngës së lehtë shqiptare, ku nuk mungon me ëmbëlsinë dhe elegancën me të cilën performonte edhe Liliana Kondakçi.
Me gjithë kufizimet dhe censurën e kohës këto personalitete të muzikës dhe këngës në veçanti, ditën të lundrojnë skenave duke thyer tabu dhe interpretuar jashtë kornizave që impononte statura artistike e sistemit. Ishin një plejadë e papërsëritshme artistësh që gdhendën zërat dhe emrat e tyre në mendjet e miliona shqiptarëve.
Çdo kohë prodhon artistë të rinj, prodhon artistët e vet, por jo në çdo kohë mund të ketë mbretëresha si këto. Respekt për artin e vërtetë, mirënjohje për ikonat e muzikës dhe skenës shqiptare. Ato këndojnë edhe me heshtjen e tyre!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Ngjyra që simbolizon si jetën ashtu edhe vdekjen

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Viti 1968: Demonstratat, për ndryshim...

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania