LAJMI I FUNDIT:

“Ditët e Alfabetit”

“Ditët e Alfabetit”

Në 111-vjetorin e Kongresit të Manastirit, n; Maqedoninë e Veriut që prej një jave po mbahen “Ditët e Alfabetit” të gjuhës shqipe.

Veprimtaria organizohet nën kujdesin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, me qendër në Shkup dhe me degë në shumë qytete.

Në këtë aktivitet morën pjesë studiues nga Shkupi, Tetova, Manastiri, Tirana, Elbasani, Prishtina e qytete të tjera.


Përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, theksoi rëndësinë e njësisë gjuhësore, si faktori më i rëndësishëm i identitetit kombëtar. Në emër të Akademisë së Shkencave Albanologjike, përshëndeti rektori Marenglen Verli.