LAJMI I FUNDIT:

Dita e tretë e bllokimit të Kuvendit të Maqedonisë, përplasje në mes pushtetit dhe opozitës

Dita e tretë e bllokimit të Kuvendit të Maqedonisë, përplasje në mes pushtetit dhe opozitës

Inflacioni, rritja e çmimeve, varfëria dhe standardi i ulët jetësor – deputetët e opozitës OBRM-PDUKM do të vazhdojnë të flasin për këto tema nga foltorja e Kuvendit, por bllokada aktive e ligjeve do të vazhdojë deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njoftojnë nga grupi parlamentar.

Seanca e sotme parlamentare ka vijuar me akuza të ndërsjella se kush është më shumë e kush më pak prezent dhe flet. Qeveria e vlerëson këtë debat si shkatërrues, ndërsa opozita thotë se bëhet fjalë për kundërshtimin e një makinerie votimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse opozita dëshiron të shpërndajë Kuvendin për të pasur zgjedhje të reja, le të paraqesë propozim dhe do të jetë shprehimisht në rend dite”, tha kryeparlamentari Talat Xhaferi.


Për Xhaferin nuk ka asgjë kontestuese në votimin e mbrëmshëm të rendit të ditës së seancës, të cilën e kontestojnë deputetët e OBRM-PDUKM-së. Ngjarja ka ndodhur pas dy ditësh në një atmosferë të tensionuar, kur i gjithë grupi parlamentar ka qëndruar përballë kryetarit të Kuvendit me pankarta dhe ka kërkuar adresime procedurale.

Ndërkohë, e pyetur nga një gazetar, zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero u bëri thirrje partive politike të veprojnë në mënyrë konstruktive për të çuar përpara reformat në lidhje me Bashkimin Evropian në interes të popullit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori