Ylli portugez, Cristiano Ronaldo mori pjesë dje (e martë) në takimin e ekipit të Manchester Unitedit.

Ronaldo, i cili humbi turneun parasezonal pasi u justifikua nga klubi për 'arsye personale', u kthye në Carrington nga ora 10 e mëngjesit të ditës së martë për herë të parë këtë verë.


Ai shoqërohej nga agjenti Jorge Mendes dhe u takua me menaxherin e ri të Djajve të Kuq, Erik ten Hag.

Burimet brenda Old Trafford thonë se portugezi është parë gjithashtu duke biseduar me ish-menaxherin Sir Alex Ferguson dhe legjendën e klubit Bryan Robson në mensën e klubit.

Sipas mediumit The Sun, 37-vjeçari u ul në takimin e përmbledhjes së turneut me Ten Hag ndërsa skuadra shikonte prapa në udhëtimin 17-ditor në Tajlandë dhe Australi.

Mendes shpresonte të kishte një takim me drejtorin ekzekutiv Richard Arnold për të riafirmuar dëshirën e Ronaldos për t'u larguar, por burimet e Unitedin treguan mbrëmë se nuk ka pasur ndryshim në pikëpamjen e klubit.

Vendimi vazhdon të mbetet i njëjtë nga hierarkia – Ronaldo nuk largohet.

Ronaldo kaloi gjithë ditën në qendrën stërvitore Carrington para se të nisej për në shtëpi pak para orës 17:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app