Sot (e enjte) janë në program për t’u luajtur tetë ndeshjet kthyese të fazës ‘play-off’ në Ligën e Evropës.
Pas emocioneve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani Liga e Evropës e ka radhën për të zbuluar tetë ekipet që kalojnë tutje në fazën e 1/8-tës.
Një nga ndeshjet më interesante pritet të jetë ajo në mes të Romës dhe Portos, me italianët që kërkojnë të kalojnë tutje pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.
Gjiganti evropian, Ajaxi synon të sigurojë kualifikimin ndaj Royale Union SG pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, ashtu sikurse Real Sociedadi që synon të eliminojë Midtjyllandin pas fitores 2-1.
Ekipet turke, Galatasaray do të ketë punë shumë të vështirë ndaj AZ Alkmaarit pas humbjes 4-1, ndërsa Fenerbahce pritet të konfirmohet në ndeshjen kthyese ndaj Anderlecht pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë në shtëpi.
Në takimet tjera do të luajnë Bodo/Glimt-Twente, FCSB-PAOK dhe Plzen-Ferencvaros. /Telegrafi/