Dita e ndeshjeve: Dy përballje të forta në Superligën e Kosovës

Sot (e premte) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Xhiro e 27-të në kampionatin kosovar fillon sot, ku dy ndeshje pritet të zhvillohen sot, dy të shtunën dhe një të dielën.
Ndeshja më interesante e ditës së sotme padyshim se pritet të zhvillohet në Malishevë, ku vendasit e presin Prishtinën në stadiumin Liman Gegaj.
Në anën tjetër, lideri i kampionatit, Drita luan në udhëtim te Feronikeli ’74, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi.
Të dy përballjet pritet të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/04/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































