Dita e ndeshjeve çerekfinale në Euro 2024: Na presin dy spektakle të denja për finalen
![Dita e ndeshjeve çerekfinale në Euro 2024: Na presin dy spektakle të denja për finalen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/cerekfinale-euro-2024-780x439.jpg)
Pas tre javësh garë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”, ka ardhur dita e fillimit të dueleve çerekfinale dhe para nesh janë dy klasike absolute të futbollit evropian.
Që nga fillimi i Kampionatit Evropian nuk kemi pasur dy derbi të tillë dhe tani do t’i kemi në një ditë, pothuajse njëri pas tjetrit.
Nga ora 18:00 takohen Spanja dhe Gjermania dhe tre orë më vonë Portugalia dhe Franca.
Starting the quarter-finals with a bang 🤩@bookingcom | #EUROfixtures pic.twitter.com/9GcizAjNBr
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 5, 2024
Sipas shumëkujt, Spanja dhe Gjermania treguan më së shumti gjatë këtij Evropiani dhe ishin ata që u panë në finale, por kjo nuk u bë e mundur për shkak të shortit, pasi ‘topat’ parashikonin që këto dy përzgjedhje të takoheshin në çerekfinale.
Është e vështirë të përcaktosh qoftë edhe një favorit të lehtë në këtë duel. Spanja i mposhti me lehtësi të gjithë rivalët e saj në këtë kampionat evropian, ndërsa Gjermania i mundi të gjithë përveç zviceranëve, por edhe kaq i mjaftoi për të zënë vendin e parë në grup.
Ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë do të luhet në MHP Arena në Shtutgart me fillim nga ora 18:00 dhe do të gjykohet nga anglezi Anthony Taylor. Në stadium priten rreth 55 mijë spektatorë.
Tre orë më vonë, jo më pak emocionuese do të jetë edhe përballja mes Portugalisë dhe Francës. Gjithashtu, është një duel përzgjedhësish që e shohin veten në finale dhe madje një hap më tej në këtë kampionat evropian.
Ndryshe nga dueli i parë i sotëm, duket se Portugalia dhe Franca na kanë ende “borxh” gjatë këtij edicioni të Euro 2024.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për Francën, lojtarët e së cilës ende nuk kanë shënuar gol nga loja në këtë kampionat evropian. Ata arritën në çerekfinale falë dy autogolave dhe një penalltie, por të gjithë këta yje të fuqishëm të ‘Gjelave’ janë gati të punojnë pikërisht atëherë kur pritet prej tyre.
Nga ana tjetër, Portugalia është në pritje të Francës pas një drame të vërtetë dhe penalltive ndaj Sllovenisë. Në atë duel, Cristiano Ronaldo dhe skuadra e tij “kaluan” pavarësisht paraqitjes së dobët, por sot sigurisht që nuk do të mund të bëjnë të njëjtën gjë nëse nuk i shfrytëzojnë rastet ndaj Francës së fuqishme.
Dueli mes Portugalisë dhe Francës fillon në orën 21:00 dhe do të drejtohet nga një anglez, këtë herë Michael Oliver. Dueli luhet në stadiumin Volkspark të Hamburgut para rreth 50 mijë shikuesve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kevin Durant bëhet lojtari i tetë me më shumë pikë në historinë e NBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/durant-380x233.jpg)
Kevin Durant bëhet lojtari i tetë me më shumë pikë në historinë e NBA
![Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-1-380x233.jpg)
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën
![Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-jr-1-380x233.jpg)
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë
![Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/asencio-780x439.png)
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ancelotti-1-780x439.jpg)
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt
![Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/03/liga-e-kampioneve-780x439.jpg)
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’
![Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.png)
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re