Me rastin e 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit së Prishtinës sot Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka parakaluar dhe performuar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në 21 vjetorin e çlirimit bëri homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, ndërsa theksoi se tani mbetet që të punohet në etapën e tretë të pas pavarësisë, atë të integrimit në Bashkimin Evropian dhe të anëtarësimit në NATO, si dhe të kultivimit të vazhdueshëm të raporteve speciale me SHBA-të.


“...Po nderojmë sakrificën e gjithë qytetarëve të vendit, që në një formë ose tjetër, me pushkë në dorë e me rezistencë civile kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha ai, raporton Telegrafi.

Edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Ditën e Çlirimit të Prishtinës ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, prej ku ka thënë se do t’u japin respektin e nevojshëm atyre që dhanë jetën për liri. /Telegrafi/

2 61

3 46

4 39

5 38

6 27

7 20

8 15

9 11

10 10

11 4

12 4

13 5

15 1

16 1

17 1

18 1

19 2

20 1

66