12 qershori në shumicën e qyteteve të Kosovës zbardhi me trupat e KFOR-it duke i dhënë fund fushatës së bombardimeve dhe duke ndaluar gjenocidin që po ushtronte shteti i Serbisë ndaj popullsisë civile. Realitet ndryshe përjetuan qytetarët e Mitrovicës, të cilët tek më 17 qershor u takuan me trupat e KFOR-it francez. Qytetar që jetojnë afër urës së Ibrit dhe fotoraporte të luftës tregojnë përballjen me forcat policore serbe të cilët edhe më 12 qershor ishin të pranishme në qytet, e po ashtu edhe përpjekjet e shqiptarëve që të kthehen në shtëpitë e tyre në veri, por pa sukses.
“Unë jam gjeneral major Bristuqa. Komandant i KFOR-it. KFOR-i është në mandatin e OKB-së për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Trupat e mi janë të gatshëm për të ndërhyrë dhe për të parandaluar çdo veprim”.
Ky radio mesazh i KFOR-it, paradoksalisht merr kuptim vetëm nëse udhëton në drejtim të Mitrovicës.
Këtu forcat e KFOR-it hyrën të fundit, por ende janë të pranishëm në rrugët e qytetit, sidomos në afërsi të lumit Ibër, që ndanë qytetin në dy pjesë.
Më 12 qershor në Kaçanik zbarkuan trupat e NATO-s, por në polin tjetër shumë vonë.
Megjithatë dita e çlirimit gëzoi zemrat dhe trimëroi këmbët e mitrovicasve, që ishin dëbuar me dhunë nga komunat veriore.
Urën e Ibrit atë kohë 12 vjeç nga kureshtja për pjesën tjetër të qytetit e kishte kaluar Muharrem Vojvoda por u përballë me realitetin.
“Në fillim qytetarët vetëm se kanë filluar të kthehen edhe në veri në banesat e tyre po qysh në ditët e para ka dalur një grup serbësh diku rreth 100 persona edhe kanë filluar me i legjitimua qytetarët. Do të thotë mos me i lejuar me dalë mua më ka ndodhë kur kam shkuar me prindin edhe kjo ka qenë e çuditshme pasi që u çliruar krejt Kosova, e kanë ndalur prindin tim i kanë thanë “okej le të shkon ky fëmiu, ti kthehu”, ka thënë Vojvoda.
Kjo nuk ishte vizita e vetme me të cilën perdja që ndante dy pjesët e qytetit iu “përplasë në fytyrë”, Vojvodës.
“Kam arrit me shku me ble ushqim deri lartë, edhe përveç grupacionet që kanë qenë këtu në fillim kanë qenë edhe më lartë grupe nga 20 persona. Kam shkuar me ble bukë kam qenë duke u kthyer edhe shumë persona kanë filluar me më sha edhe kërcënuar, hup ti çka po do këtu ti je shqiptar, edhe pse kam qenë fëmijë në atë kohë. Prindi më ka sugjeruar që më të mos shkoj edhe nuk kam shkuar”, ka shtuar Vojvoda.
Krahas luftës së UÇK-së për të shpëtuar civilët, më 17 qershor shpresa se kaosi do të merrte fund zbarkoi bashkë me trupat e KFOR-it francez. I pranishëm atë kohë, dëshmi të gjalla ri-sjellë, Izedin Krasniqi, fotoreporter i luftës.
“Qyteti ishte pothuajse i djegur i zbrazët me pak banorë, ishin vendosur forcat e KFOR-it afër stacionit, mirëpo forcat serbe ishin ende aty ishin në tërheqje e sipër ishte një kaos i vërtetë, tek tre soliterat gjuanin me armë hedhshin gjësende prej banesave ishte një kaos i vërtetë”, ka thënë Krasniqi.
Tensione e gjuajtje me armë më 29 maj të muajit të kaluar kishte edhe në Zveçan. Kësaj radhe viktima të protestuesve të maskuar ishin 30 ushtarë të KFOR-it, disa nga të cilin ishin në rrezik për jetë. Në javën e tretë të protestave, në këtë komunë, në Zubin Potok dhe në Leposaviq nuk është raportuar gjatë ditës ndonjë incident./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës