Dita Botërore e Poezisë vjen me 30% zbritje në botimet me poezi të shtëpisë botuese “Dukagjini”

Më 21 mars shënohet Dita Botërore e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), që nga viti 1999.
Poezia, që nga antikiteti, ka qenë mjet i shprehjes së ndjenjave më të thella të brendshme të poetit, por edhe reflektim shumëdimensional dhe pasqyrë e shoqërisë.
Për nder të kësaj dite dhe, sidomos, për të promovuar leximin e poezisë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme dhe fundjavës, botimet e tyre me poezi do të mund t’i gjeni me 𝟑𝟎% 𝐙𝐁𝐑𝐈𝐓𝐉𝐄:
- Hermann Hesse - “Poezi të zgjedhura”,
- Safo - “Poezi”,
- Katuli - “Poezi të zgjedhura”,
- Tom Lanoye - “Shumica e poezive”,
- Kujtim Shala - “Idioma”, si dhe
- Anne Weber - "Aneta: një epos heroinash",
si dhe botimet për fëmijë:
- Drenusha Zajmi-Hoxha - “Bletëzat”,
- Bedri Dedja - “Shkolla e pyllit”,
- Agim Deva - “Vjersha”,
- Mark Krasniqi - “Posta e porositur”,
- Gianni Rodari - “Mes bankash”,
- Gianni Rodari - “Punët e zotit maçok”.
Librat mund t’i gjeni në dy pikat e librarisë “Dukagjini”, ose mund t’i porositni përmes uebfaqes dhe aplikacionit.
















































