LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e gjuhës rome është shumë e gjatë

Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e gjuhës rome është shumë e gjatë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në manifestimin e organizuar në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, ku e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilja Rexhepi.

Para të pranishmëve, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, proces që kërkon angazhim nga individët, shoqëria dhe nga institucionet.

Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë që të kontribuojë në këtë drejtim, përmes ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mekanizmave institucionalë për të drejtat gjuhësore.


“Sot përsëri jemi së bashku që të festojmë e të dëgjojmë për historinë e gjuhës rome e cila është shumë e gjatë, sikurse që është edhe rruga përplot sfida për mbijetesën e saj. Ruajtja e gjuhës është një proces i rëndësishëm që kërkon angazhim nga individët, nga shoqëria e gjithashtu edhe nga institucionet, për të ndihmuar në këtë proces. Qeveria e Kosovës është gjithmonë e gatshme që të kontribuoj në këtë drejtim, përmes ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mekanizmave institucional për të drejtat gjuhësore”, ka thënë Kurti.

Sipas komunikatës, Qeveria e Kosovës, së bashku me organizata joqeveritare, për tre vjet radhazi ka qenë pjesë e organizimit dhe nikoqir i tre samiteve rajonale kundër diskriminimit racor, nga të cilat kanë dalë rekomandime konkrete dhe të dobishme për politikëbërjen.

“Një nga rekomandimet nga Samiti i vitit të kaluar ka qenë ai, që shërbimet të jenë me bazë në komunitet. Këtë e kemi zhvilluar gjatë vitit të fundit, me një rritje 25% për grante për Qendrat Mësimore nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe alokimit të mjeteve prej një çerek milion eurove për punën arsimore të këtyre Qendrave”, u shpreh kryeministri Kurti.

Gjithashtu, Qeveria në fillim të mandatit ka formuar Ekipin Ndërinstitucional për promovimin dhe nxitjen e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, me ç’rast si rezultat janë hapur vende të reja pune nëpër ministri të ndryshme.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes përmes organizimit “Ditët e Hapura” ka inkurajuar të rinjtë e komuniteteve joshumicë të përfshihen në institucionet e sigurisë.

Në këtë organizim, kryeministri përmendi edhe faktin se për herë të parë, Strategjia për Romët dhe Ashkalinjtë është përkthyer në gjuhën rome, ndërsa Strategjia dhe Plani për të Rinjtë, po përkthehen në gjuhën rome dhe turke.

Në përmbyllje, kryeministri Kurti theksoi se përveç në dokumente zyrtare, një gjuhë duhet të mbahet gjallë edhe përmes përdorimit të përditshëm. Për këtë arsye, Qeveria përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështeti të gjitha komunitetet me 110 mijë euro vitin e kaluar, ndërsa këtë vit vetëm komuniteti rom është mbështetur me shumën prej 120 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori