Dita Botërore e Foshnjave të Lindura Para Kohe: Ajri i ndotur dhe mosha faktorët e rrezikshëm për lindjen e parakohshme

Vitin e kaluar në shtet ka pasur gjithsej 604 foshnja të lindura para kohe, ndërsa këtë vit numri i foshnjave të lindura para kohe është 681.
Me qëllim të parandalimit të lindjes së parakohshme, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës nga fundi i këtij viti do të fillojë studim pilot për program skriningu falas për detektimin e pacienteve të cilat do të zhvillonin preeklampsi, ndërsa gjithashtu është lëshuar në përdorim edhe aparat respirator transportues intraklinik për ventilim respirator, informoi drejtoresha e kësaj Klinike, prof.dr. Irena Aleksioska Pepestiev.
Ajo sot në konferencë për media, me rastin e Ditës Botërore të Foshnjave të Lindura Para Kohe – 17 Nëntori, theksoi se ekzistojnë më shumë faktorë të rrezikshëm për lindjen para kohe, në mesin e të cilave është edhe ajri i ndotur.
“Ajri i ndotur përfaqëson një nga faktorët e rrezikshëm, të cilët gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në lindjen para kohe. Gjithnjë e më shumë të dhëna flasin se defintivisht ka ndikim ajri i ndotur, që të kemi lindje të parakohshme, me çka pastaj këto paciente do të bëhen pjesë e kujdesit intensiv”, tha Aleksioska Papestiev.
Siç shtoi, një nga faktorët e rrezikshëm për lindjen para kohe është edhe mosha e grave.
“Sot, gruaja moderne fillimisht realizon karrierën e saj, dhe më pas i përkushtohet përfundimit të riprodhimit. Një nga faktorët e rrezikut është pikërisht kjo shtatzëni pas moshës 35 vjeçare. Kjo për arsye se në atë moshë tashmë nëna ka komorbiditete të disa organeve, të cilat na detyrojnë ne gjinekologëve ta ndërpresim shtatzëninë para kohe, për ta mbrojtur nënën”, theksoi Aleksioska Papestiev.
Gjithashtu, nënvizoi, shkaqet janë edhe infeksionet, si dhe shtatzënia e shumëfishtë. Drejtoresha theksoi se plani është që këtë vit të përqendrohen më së shumti në preeklampsi.
Ajo informoi se gjatë dy dekadave të fundit shënohet rritje e vazhdueshme e preeklampsisë, madje deri 25 për qind. Kjo është, siç tha, rezultat i rritjes së kufirit të moshës kur gruaja vendos ta realizojë funksionin e saj riprodhues, me çka pesë deri tetë për qind të shtatzënave mund të komplikohen me këtë sëmundje.
Nënvizoi se në shtetin tonë nga 16 mijë lindje, 800 deri 1.280 paciente kanë rrezik për paraqitje të preeklampsisë.
Ajo informoi se para dy ditëve, të premten, ishte lëshuar në përdorim aparat respirator transportues intraklinik për ventilim respirator.
Neonatologu klinik pediatër Elizabeta Petkovska në konferencë për media nënvizoi se bëhet fjalë për respirator më të ri i cili është modeli i fundit, me teknikë më të re, dhe i cili ofron mënyrë të ndjeshme të punës së mushkërive, mbrojtje të trurit dhe të gjitha organeve dhe sistemeve të tjera.
Sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë, Jovica Andovski, duke e pasur parasysh faktin se mbi 13 milionë foshnja lindin shumë herët çdo vit, qasja në kujdes cilësor është kyçe.
Ai informoi se statistikat të cilat nga viti 2017 tregonin vdekshmëri të mbi 21 për qind të njëjtat janë ulur në 6,7 për qind, gjegjësisht 2 për qind në vdekshmërinë e pastruar perinatale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës