Krasniqi do të paraqitet në kampionatin botëror të xhudos për juniorë, që mbahet prej të premtes deri të hënën në Abu Dhabi.

Xhudistja 19-vjeçare në turneun e madh të Parisit lëndoi klavikulën në gjysmëfinale dhe për këtë arsye humbi nga zvicerania Evelyne Tschopp. Më pas luftën për vend të tretë kundër francezes Priscilla Gneto e dorëzoi duke mos dalë fare në arenë për shkak të lëndimit.


Në Paris, ku u paraqitën xhudistet më të mira në botë të nivelit senior, Krasniqi tregoi formë të lartë. Mposhti meksikanen Olvera Luz, francezen e njohur Annabelle Euranie dhe japonezen Ai Shishime, shkruan kohaditore.

Në botërorin për juniore, Krasniqi vlerësohet pretendente për të fituar medalje. Te juniorët garojnë xhudistët deri 20 vjet. Në botëror do të garojnë 588 xhudistë nga 85 vende. Kosovën do ta përfaqësojnë pos Distria Krasniqit edhe Leutrime Krasniqi dhe Akil Gjakova.

Leutrime Krasniqi garon në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë. Të tre do të garojnë të shtunën.
 

telegrafi sport app