Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Sportitët nga Kosova po vazhdojnë me suksese dhe po na bënë krenarë në arenën ndërkombëtare.


E tillë është edhe xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e argjendtë në Budapest.

Distria 1

Distria ishte e pafat në finale pasi pësoi humbje nga xhudistja japoneze, Funa Tonaki në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1 dhe fituesi u desh të zgjidhej me pikën e artë, ku më e mirë ishte Tonaku duke fituar me ippon.

Distria fitoi tri luftëra, ndërsa një e kaloi pa luftë. Ajo fitoi 490 pikë të reja Olimpike për Tokio 2020. /Telegrafi/  

distria

telegrafi sport app