Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë shkëlqyer me dukjen e tyre në ‘Gala mbrëmjen’ e mbajtur të shtunën mbrëma në Stamboll të Turqisë.

Kampionet tona olimpike janë nderuar me dekoratë në këtë eveniment nga Federata Evropiane e Xhudos (EJU).


Për këtë mbrëmje të rëndësishme, Nora kishte zgjedhur një fustan të zi me krahë, të shkurtë deri mbi gjunjë, të kombinuar këpucë të zeza.

nora (Foto: Facebook/KOK/EJU)

Fustani i Distrisë ishte po ashtu me ngjyrë të errët, por i shndritshëm, me një çarje në pjesën e përparme, njëherësh i kombinuar me këpucë të zeza.

Theksojmë se në mbrëmjen gala në Stamboll, me dekoratë u shpërblye edhe Federata e Xhudos së Kosovës. /Telegrafi/

nora1 (Foto: Facebook/KOK/EJU)

distria1 (Foto: Facebook/KOK/EJU)

nora4 (Foto: Facebook/KOK/EJU)

distria4 (Foto: Facebook/KOK/EJU)