Michael Jackson ka ndërruar jetë para nëntë vjetëve, por që ende mbetet temë e mediave rozë ndërkombëtare.

Kësaj radhe kompania që menaxhon pronat e artistit të ndjerë ka paditur kompaninë Disney. Kjo e fundit në disa prej emisioneve për televizionin ABC ka vjedhur pronësinë intelektuale të këngëtarit, raporton AP.


Padia pretendon se "Ditët e Fundit të Michael Jackson", që u transmetua javën e kaluar, kanë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme pjesë të këngëve më të vlefshme, përfshirë "Billie Jean", "Bad", dhe spotet për këngët "Thriller" dhe "Black and White".

Michael Jacksonn Michael Jackson (Getty Images)

E njëjta kompani gjithashtu thotë se filmat dokumentarë që i përkasin kësaj kompanie përdoren ilegalisht në programe të ndryshme.

ABC nuk iu përgjigj kërkesës për koment të AP-së, por javën e kaluar njoftoi se programi i transmetuar ishte pjesë e lajmeve dhe nuk shkelte të drejtat e kompanisë që menaxhon pronën e Michael Jacksonit.

Ndryshe, Jackson kryeson listën e Forbes me të famshmit më të mëdhenj që kanë fituar të vdekur për vitin e pestë në radhë duke grumbulluar në 75 milionë dollarë.

Kujtojmë se këngëtari u gjet i vdekur në një prej shtëpive të tij gjersa raportet e para thonin se ishte në pyetje droga që i mori jetën. /Telegrafi/