Eurodeputetët në Komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian - AFET, do të disktojnë përsëri për propozim-rezolutën për Maqedoninë.

Siç bën të ditur korrespondenti i AIM-së nga Burkseli, grupi i AFET ka ra në ujdi për 28 amandamente të tesktit të raportuesit Ivo Vajgl, si zëvendësim për 318 amandamentet e dorëzuara në mbledhjen e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qëllimi është që të përputhen qëndrimet për rezolutën për Maqedoninë, që nesër të votohet në kuadër të AFET-it, kurse më 14 mars të sillet rezoluta në seancë plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg./Telegrafi/