Kur në fillim të shekullit që lamë pas, u tha se do të jepej një çmim prestigjoz në letërsi, të gjithë i hodhën sytë te shkrimtarët më të njohur të kohës. Prandaj, Leo Tolstoy, Henrik Ibsen, Emile Zola dhe Mark Twain, a më mirë të themi lexuesit e tyre, prisnin nga viti në vit njërin prej tyre si laureat. Por, kjo nuk ndodhi…
Shumë shkrimtarë të mëdhenj nuk e fituan çmimin, pasi Komiteti i Nobelit shprehet se ndjek vullnetin e themeluesit të çmimit, Alfred Nobel, sipas të cilit, autori fitues duhet të ketë shkruar një vepër me “drejtim ideal”.
Sikurse dihet, asnjëri nga shkrimtarët e lartpërmendur nuk e ruajti parimin idealist si bosht nëpër të cilin solli ndodhitë e krijimtarisë së tij.
Duke kaluar vitet, pritshmëritë ndiqnin shkrimtarë të tjerë. Mes tyre, rasti i argjentinasit Jorge Luis Borges u bë më së tepërmi i njohur, pasi për dekada të tëra u përfol si fitues i mundshëm. Në dialogun mes tij dhe Sabatos, përkthyer në shqip nga Orjela Stefani dhe botuar nga “OM”, është një pjesë interesante që lidhet me këtë temë:
SABATO: A do t’ju bëhej qejfi nëse do ta merrnit çmimin Nobel?
BORHES: Po, do të më vinte shumë mirë. Sepse, do ta humbja vendin si “kandidat i ardhshëm” që e mbaj prej disa vjetësh (qeshje). Pastaj janë edhe paratë. Ka katër ose pesë muaj që nuk e marr pensionin e profesorit të letërsisë angleze në fakultet, sepse nuk kam shkuar për të konfirmuar se jam pensionist. Kjo duket si shaka, por në zyra më thanë se “derisa të konfirmohet kjo e dhënë, as nuk duhet të shqetësohem dhe as t’i shqetësoj”.
Por, përveç emrave të përveçëm, diskutim ka ngjallur edhe fakti se shumica e laureatëve të këtij çmimi vijojnë të jenë evropianët. Në një dalje të vitit 2008, Horace Engdahl, atëherë sekretar i përhershëm i Akademisë Suedeze, thotë se Evropa mbetet qendra e botës së letërsisë. Vetëm laureatë suedezë janë më tepër se të gjithë laureatët aziatikë të marrë së bashku.
Në vitin 1974, kur të gjithë mendonin se fituesi i Nobelit do të zgjedhej mes autorëve Graham Greene, Vladimir Nabokov dhe Saul Bellow, ndodhi diçka e papritur. Çmimi u nda mes shkrimtarëve Eyvind Johnson dhe Harry Martinson, dy suedezë të panjohur jashtë Suedisë dhe jo shumë të njohur edhe brenda saj. Pas dy vitesh, laureat ishte Bellow, ndërsa Nabokov dhe Greene nuk e morën asnjëherë Nobelin.
Sipas gazetës Times, kur më 1997 Nobelin e mori Dario Fo, kandidatët më favoritë ishin Salman Rushdie dhe Arthur Miller. Por, në momentin e fundit, njëri nga anëtarët e jurisë tha se ata ishin “shumë popullorë dhe të parashikueshëm”.
Ishte viti 2004 ai në të cilin anëtari i Akademisë Suedeze, Knut Ahnlund, dha dorëheqjen pasi, sipas tij, laureatja Elfriede Jelinek kishte shkaktuar një “dëm të pariparueshëm” për reputacionin e çmimit.
Për tre vite, 2005, 2006 dhe 2007, Akademia Suedeze u akuzua se po e jepte çmimin “për arsye politike”. Laureatë të këtyre viteve ishin Harold Pinter, Orhan Pamuk dhe Doris Lessing.
Mario Vargas Llosa, laureati i vitit 2010 u akuzua se më tepër shkruante për politikë sesa letërsi, ndaj edhe Akademia Suedeze mori një sërë kritikash për zgjedhjen e saj.
Dy rastet më të përfolur të viteve të fundit janë ai i Bob Dylanit dhe Peter Handkes. Dylan u bë i pari kantautor që merr një Nobel për Letërsi, ndërsa Handkes iu përmend fakti se i kishte dhënë publikisht mbështetje Millosheviqit (njëjtë si Pinteri).
Nuk është vetëm Nobeli për Letërsi ai që ngjall debate. Edhe për paqen, mjekësinë apo ekonominë ka diskutime, por letërsia që në themel ka lirinë, gjykohet me vështirësi, aq më tepër kur bëhet fjalë për autorët më të mëdhenj të botës. Ndaj kushdo qoftë fitues, pakënaqësi do të ketë mes lexuesve, kritikëve dhe adhuruesve të letrave. /Gazeta “ExLibris”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje