LAJMI I FUNDIT:

Disa të lënduar në aksidentin Shkup-Veles lëshohen për kurim shtëpiak

Disa të lënduar në aksidentin Shkup-Veles lëshohen për kurim shtëpiak

Nga Klinika universitare për traumologji, sëmundje ortopedike, anestezi, reanimacion dhe shërim intenziv informojnë se pesë pacientë janë lëshuar për kurim shtëpiak dhe se tek ata për momentin janë të hospitalizuar edhe tetë persona të cilët pësuan nga aksidenti në rrugën Veles-Shkup.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Klinika për neurokirurgji ka një pacientë të hospitalizuar, si dhe një në Klinikën për kirurgji të krahrorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Klinika për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” informojnë se gjatë ditës së sotme do të lëshohen tre paciantë dhe në këtë institucion shëndetësor do të mbeten edhe dy të lënduar nga aksidenti.


Nga spitali i Velesit informojnë se gjithë të lënduarit janë në gjendje të mirë dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak./Telegrafi/