Disa shtete shqyrtojnë braktisjen e Lojërave Olimpike, ky është qëndrimi i Kosovës

Në muajt korrik dhe gusht të vitit 2024 në Paris të Francës, do të zhvillohen Lojërat Olimpike, ku do të marrë pjesë edhe Kosova.
Por, një numër i konsiderueshëm i shteteve janë duke e shqyrtuar braktisjen e këtyre lojërave për shkak të vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që aty të lejohen edhe atletët rus dhe ata bjellorus, edhe pse si atletë neutral.
Por, si do të vepronte Kosova përballë një situate të tillë? Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, ka thënë për KosovaPress, se ata do ta respektojnë çdo vendim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe se nuk do t’i bashkohen asnjë nisme tjetër.

“Ne gjithsesi duhet t’i ndjekim rekomandimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar e po ashtu edhe federatave ndërkombëtare përkatëse. Ne si shtet nuk guxojmë të marrim ndonjë vendim jashtë vendimeve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar apo edhe federatave ndërkombëtare përkatëse, kështu që, ne nuk i bashkangjitemi kësaj nisme si federatë. Ne vetëm i ndjekim rekomandimet apo vendimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe federatave ndërkombëtare.”, ka theksuar Kuka.
Një situatë të tillë e ka konsideruar mjaft të ndjeshme zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani. Ajo ka thënë se luftërat në shumë raste kanë ndryshuar edhe mënyrën e organizimit të aktiviteteve sportive.
“Kjo është më tepër çështje, e cila duhet të trajtohet në nivel të strukturave vendimmarrëse sportive, qofshin ato ndërkombëtare, por edhe vendore. Padyshim në historinë e sportit olimpik, të olimpizmit në përgjithësi ka disa momentume që ndoshta ngjarjet, situata e këtij lloji, qofshin ato politike, mirëpo edhe sidomos konkrete, luftërat, të cilat kanë ndodhur kanë ndikuar edhe në organizim të ngjarjeve në mënyrën ose edhe në vetë organizimin e Lojërave Olimpike.
Andaj, konsideroj që është një çështje, e cila duhet trajtuar mirë e me kujdes dhe duhet të gjendet një mes përmes së cilit i mundësohet sportistit të përformohet përgatitja e tyre fizike, atë çfarë ata dinë të bëjnë më së miri pa marr parasysh se nga ata vijnë, apo kënd e përfaqësojnë. Mirëpo, në anën tjetër, siç edhe e dimë vet filozofia e sportit garues mbërthen në vete garën ndërmjet shteteve.”, ka thënë Osmani.

Osmani duke folur për KosovaPress, ka shtuar se në rrethanat e krijuara, flamuri dhe simbolet ruse nuk duhet të kenë vend në arenat sportive.
“Nëse kthehemi mbrapa në kohën e Lojërave Olimpike antike do të thotë iniciativa e organizimit të këtyre garave pikërisht ka qenë një lloj armëpushimi ndërmjet luftërave të shteteve të ndryshme që kanë qenë në luftë në atë kohë. Kështu që, deshëm apo nuk deshëm, sporti garues rrjedhimisht e përfaqëson një garë ndërmjet shteteve të ndryshme, kështu që në këtë pikë ku gjendet situata e regjimit rus ndaj Ukrainës konsideroj se flamuri rus dhe simbolet shtetërore të Rusisë nuk duhet të kenë vend në arenën sportive marr për bazë ajo çfarë promovojnë përmes sportit dhe aktivitetit fizik në përgjithësi vlerat e olimpismit nuk janë në përputhje me situatën aktuale.
Kështu që uroj që nga niveli ndërkombëtar të merren vendime të duhura, përmes së cilave nuk do të dëmtohej sportisti si individ apo ekipi i sportistëve si grup të cilët bëjnë aktivitet sportiv, mirëpo njëkohësisht edhe nuk do të lejohet të ketë vend për shtete të cilat veprojnë kundrejt vlerave olimpike dhe vlerave të cilat sporti i promovon në përgjithësi”, ka shtuar Osmani.
Ndërsa, i pari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se do të respektohet çdo vendim i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, derisa ka bërë thirrje që politika të mos përzihet në sport.
“Unë mendoj që kjo temë është shqyrtuar shumë herë në shumë asambleja të punës që i ka organizuar edhe Komiteti Olimpik Evropian dhe ai ndërkombëtar dhe shumë herë edhe është sanksionuar, do të thotë nuk kanë marr pjesë në aktivitete edhe në disa lojëra që janë mbajtur, por unë mendoj që ne do të pajtohemi me vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe t’i përcjellim hapat dhe mendimet e tyre”, tha Krasniqi.

Sa i përket flamurit dhe pjesëve tjera, Krasniqi ka shtuar se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të vendos se si do të marrin pjesë.
“Nëse marrin pjesë, mirëpo besoj që ne duhet ta ndjekim rrugën që mos të përzihet politika në sport sepse ne jemi një shtet të cilët po ballafaqohemi me këto probleme gjithmonë me shtete, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe edhe njëherë përfundimisht t’i themi stop politikës në sport”, është shprehur Krasniqi.
Tashmë kur është bërë një vjet nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, është raportuar se deri më tani janë vrarë 184 atletë ukrainas. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi