Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në botën e zhvilluar, dhe infarkti është fatal në rreth 30 për qind të rasteve – ndërsa vdekjet e papritura shpesh mund të ndodhin në javët pas stabilizimit të një pacienti nga një sulm në zemër.
Një sulm në zemër shkakton dëmtim të muskujve të saj, transmeton KosovaPress. Kjo pjesë e zemrës mund të bëhet e paqëndrueshme dhe të prodhojë aritmi kërcënuese për jetën – takikardia ventrikulare dhe fibrilimi i ventrikulit.
Për këto arsye është e rëndësishme që të zbulohen në kohë shenjat e një sulmi në zemër për ta parandaluar atë dhe kështu të shpëtoni jetën e një personi.
Shumica e njerëzve me sulm në zemër kishin simptoma deri në një muaj para incidentit, por shumica nuk i kushtuan vëmendje.
Ndërsa burrat janë më të prirë për dhimbje në gjoks, gratë më shpesh pësojnë vështirësi në frymëmarrje.
Burrat gjithashtu mund të pësojnë probleme me ereksionin, i cili është përgjegjës për ngushtimin e enëve të gjakut.
Kushtojini kujdes këtyre gjashtë shenjave të cilat mund të lajmërohen një muaj para sulmit në zemër:
-Lodhje
Nëse arteriet ngushtohen, zemra pranon më pak gjak, gjë që e bën atë të funksionojë shumë më vështirë. Kjo është arsyeja pse ndjeheni të lodhur dhe të përgjumur gjatë gjithë kohës.
-Frymëmarrje e shkurtër
Nëse zemra merr më pak gjak, kjo do të thotë se mushkëritë marrin më pak oksigjen se normalja. Nëse keni probleme me frymëmarrje, duhet të vizitoni sa më shpejt mjekun, pasi kjo mund të nënkuptojë se po afrohet koha e sulmit në zemër.
-Dobësi
Nëse ndiheni të dobësuar, një gjë e tillë rezulton nga ngushtimi i arterieve, të cilat nuk lejojnë gjakun të qarkullojë normalisht. Muskujt me këtë rast nuk marrin gjithë atë që është e nevojshme dhe mund të ndodhë që të rrëzoheni.
-Marramendje dhe djersitje e ftohtë
Qarkullimi i dobët është fajtor për një gjë të tillë, pasi qarkullimi i gjakut në tru është i kufizuar dhe kjo është shumë e rrezikshme për jetën. Në situata të tilla ju hetoni marramendje të shpeshta dhe konfuzion. Nuk duhet të injoroni shenja të tilla, transmeton KosovaPress.
-Presion në gjoks
Presioni i vazhdueshëm në gjoks, dhimbje dhe ndjenjë jo e mirë, përcillet edhe me tension të ngritur. Kjo do të jetë gjithnjë e më e shpeshtë deri në ditën e sulmit në zemër.
– Simptomat e gripit ose ftohjes
Nëse keni ndjenjën se keni simptomat e gripit ose ftohjes nga askund, mund të bëhet fjalë për paralajmërim të një sulmi të afërt në zemër. Shumë njerëz kanë mbijetuar sulmin në zemër dhe më vonë kanë thënë se disa ditë para kësaj, kanë përjetuar simptoma të tilla si kollitje dhe ethe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës